Mjekesia, studentet ne proteste
Studentet e mjekesise i jane rikthyer serish dje protestave, pavaresisht kerkeses se pak diteve me pare te rektorit Dhori Kule per te vazhduar mesimin. Pas disa dite nderprerje, protesta e tyre ka arritur kulmin dje, dite kur qe te gjithe mjeket e ardhshem nuk kane qendruar per asnje minute ne auditore. Keshtu, mesohet se per te pesten dite me radhe ata po bojkotojne mesimin, per t'i kerkuar dekanit te fakultetit Alfred Priftanji, te jete i drejte ne vendimet ndaj studenteve. Rikthimi i stazhit eshte pakenaqesia e pare qe ata shprehin, por acarimi i te rinjve te mjekesise ka shtuar me tej, pasi dekani nuk po zbaton urdhrin e rektorit Kule, per t'u dhene te drejten studenteve te vitit te 2 e ne vijim, te qendrojne edhe kete vit me sistemin e vjeter. Protesta e studenteve te mjekesise qe rrezikojne stazhin eshte pershkallezuar, duke mos lene me vetem nga nje ore leksionesh pa ndjekur, por duke i braktisur qe te gjitha. Studentet jane shprehur te vendosur qe ta vazhdojne fenomenin e braktisjes se mesimit ne menyre qe strukturat drejtuese te Fakultetit te Mjekesise, e konkretisht dekani Alfred Priftanji te reflektoje dhe te mbaje premtimet e dhena ne kohe fushate. Sipas tyre, rikthimi i stazhit eshte nje padrejtesi qe u behet atyre, pasi ne periudhen kur Priftanji ishte kandidat per dekan, u pati premtuar se studentet do te kalonin me shume provime ne vitin pasardhes. Megjithate, pasi ai u zgjodh ne krye te dekanatit, i votuar pikerisht nga keta studente, ai ka thyer premtimin e bere, duke vendosur rikthimin e stazhit. Nderkaq, acarimi i te rinjve te mjekesise ka arritur kulmin dje, pasi dekani nuk ka denjuar te zbatoje urdhrin e rektorit te Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, per t'u dhene te drejten studenteve te vitit te dyte e ne vijim, qe te qendrojne edhe kete vit me sistemin e vjeter te studimeve ne institucionet e arsimit te larte.