Dhendri i ri tmerrohet nga sfidantet politike - kerkon rikonfirmim nga Moska dhe Haxhi Qamili
Edvini pas marteses cuditerisht po rigjendet ne situaten per te rikonfirmuar lidershipin e tij ne parti dhe te vetmet mjete qe ai njeh per ta garantuar kete jane mbrojtja e varrit arkitektonik te diktatorit dhe mbushja e rrugeve me ithtare te Haxhi Qamilit. Kete kurbe duket se sia ndryshojne dot as ofertat e Berishes pasi perballe tyre hija kercenuese e Fatos Nanos dhe tmerri i 8 majit paraqiten gjithmone e me te forta
Nga simbolika e mauzoleumit te Diktatorit e deri tek terrori i 8 nentorit te themelimit te partise Edvin Rama e ka klasifikuar axhenden e vet politike kryekeput sipas kalendarit dhe nevojave te nomenklatures dhe jo sipas nevojave dhe aspiratave te shqiptareve. Pasi ishte kthyer nga java e mjaltit megjithe lodhjen ne fytyre dhe humorin e keq qe reflektoi gjate udhetimit ne avion apo ne aeroportin Nene Tereza ai ska pertuar te paraqitet para shqiptareve dhe brenda dites te beje avokatine ndaj varrit arkitektonik te diktatorit si dhe te shpalle nisjen e protestave diten e themelimit te Partise Komuniste. Edhe pse me 8 nentor Shqiperise do ti konfirmohet vendimi per heqjen e vizave e levizjen e lire si dhe do ti percaktohet njefare harte rruge edhe per marrjen e statusit te vendit-kandidat kjo date per te birin e Kristaqit paraqet vetem ditelindjen e Partise filosllave Komuniste dhe mundesine per riaktualizimin e kesaj date tashme ne kontekstin e ri politik. Dhe ky kontekst kur Shqiperia po shkon drejt Brukselit e orienton apriori pasardhesin e diktatorit per nga Moska Beogradi ndash dhe ne nje shfaqje vendore ndash per nga Shijaku e Haxhi Qamili. Ai shpalli dje se seshte me i interesuar as per hapje kutish as per rinumerim votash e as vendosjen ne vend te standardit te zgjedhjeve te lira. Ruajtja e integritetit te mauzoleumit te diktatorit nderimi i 8 nentorit te diktatures dhe rinisja e aksionit haxhiqamilist per rrezimin e pushtetit tashme edhe duke e shoqeruar me kerkesen politike te zgjedhjeve te parakohshme mbetet axhenda e vetme e opozites se Edvinit dhe ate se ndryshon dot as statusi i dhendrit te ri dhe as nevoja jetike qe ka lidershipi opozitar per tu rifaktorizuar duke pare edhe presionin nga jashte qe po i behet nga Fatos Nano. Dalja e tij e pritshme televizive e ka shtuar nevojen e Edi Rames per tu rikonfirmuar si kryetar i opozites por ka rikthyer paranojat e vjetra qe atij i vinin nga kriza e identitetit dhe nga pamundesia per te zene nje karrige qe se meritonte dhe qe socialistet e thjeshte nuk ia njohin. Alternativat e vetme per rikonfirmimin e lidershipit kane mbetur alternativat e talebanizmit e aksionit radikal politik dhe i evokimit te te gjithe trashegimise soc-komuniste.
Zevendesimi i Brukselit me Mosken dhe i integrimit ne BE me Haxhi Qamilin po shfaqet si kursi i vetem politik i lidershipit opozitar. Me 8 nentor Edvini do i qendroje besnik kurbes antiperendimore asaj kurbe qe denoncoi dy dite me pare edhe europarlamentarja Doris Pack. Me 8 nentor ai i ka thirrur socialistet ne nje proteste haxhiqamiliste dhe njekohesisht u ka skermitur dhembet kundershtareve te tij brenda partise rrotull saj apo ne shoqerine civile. Merret vesh se shqiptaret konsensusin e tyre te gjere e kane per Brukselin e jo per Mosken por aq i ben Edvinit i cili pas marteses cuditerisht po rigjendet ne situaten per te rikonfirmuar lidershipin e tij ne parti dhe te vetmet mjete qe ai njeh per ta garantuar kete jane mbrojtja e varrit arkitektonik te diktatorit dhe mbushja e rrugeve me ithtare te Haxhi Qamilit. Kete kurbe duket se sia ndryshojne dot as ofertat e Berishes pasi perballe tyre hija kercenuese e Fatos Nanos dhe tmerri i 8 majit paraqiten gjithmone e me te forta.