Dyshja Rama-Topi kerkon referendum per Enverin
Presidenti injoron vendimin e parlamentit per ndertimin e godines se re dhe i bashkohet apelit te Rames per te mbrojtur me referendum figuren e Enver Hoxhes. Sigurisht eshte koha per te bere bilancin e zgjedhjes se gabuar ne vitin 2007 dhe per te kujtuar se ikona komuniste si Reis Malile do kishin qene me institucionale sesa kryetari aktual i shtetit qe sle rast pa tradhtuar ish-votuesit e tij te djeshem dhe pa i treguar besnikeri nomenklatures enveriste
Ne menyre surprize dje Bamir Topi eshte shfaqur ne rezonanen e tij me te skajshme te qendrimeve me liderin e opozites Edi Ramen. Edhe pse ai sishte thirrur te fliste per vendimmarrjen e Kuvendit lidhur me ndertimin e godines se re te parlamentit kryetari i shtetit beri sikur sdinte gje per kete vendim dhe tha se nese do te pyetej ai ai do te deshironte mbajtjen e nje referendumi per kete ceshtje qe atij i ngjante se ishte jetike per vendin. Bamir Topi shkonte edhe me tej dhe pervec prerogativave te pretenduara te referendumit pra pyetjes nese duhet te prishet piramida apo jo u shpreh se ai personalisht do te deshironte se kjo piramide e cila eshte konceptuar si varr per diktatorin te kthehej ne nje muze-deshmi te vuajtjeve te ish-te perndjekurve politike pra ne njefare menyre te kthehej ne nje varr modern te aspiratave te ish-te perndjekurve politike per integrim te plote ne shoqeri. Ne fakt kjo teme eshte disi delikate tha dje presidenti Topi ne nje interviste televizive. Por natyrisht edhe une kam mendimet e mia. Ne nuk e kemi shansin sikurse e kane shoqerite perendimore te stazhionuara ne kuptimin e plote te fjales ne demokraci qe te kemi institucionin e referendumit per ta realizuar ne menyre te thjeshte dhe efikase... Me thoni cfare pozicioni duhet te mbaj une sot ketu publikisht nderkohe qe publiku eshte i ndare Nuk do te ishte elegant nje mesazh i njenashem qe mund te jape Presidenti qofte edhe si produkt i ndergjegjes se tij. Per shembull une do te isha dhe nje nga variantet sepse nese do te vendoset qe ne nje vendimmarrje Kuvendi i Shqiperise te behet atje vendimmarrja ne fakt eshte marre ndash shen i red natyrisht eshte ceshtje e vendimmarrjes... Nje nga mendimet e hershme ishte qe ai institucion te kthehej ne nje institucion ku te ishte ekspozuar pikerisht ai kalvari i vuajtjeve te njerezve qe jane vrare jane persekutuar jane roberuar jane perndjekur nga regjimi i Enver Hoxhes.
Krejt ne te njejten linje ka qene dje edhe lideri i opozites Edi Rama i cili gjithashtu kerkoi qe piramida te pershtatet sido qe te jete vetem qe ajo te mos prishet pasi duket se meraku i vetem eshte qe mauzoleu ti mbetet Tiranes si nje deshmi e ekzistences dhe e mbizoterimit te diktatorit. Kjo simbioze e kesaj dysheje e kthen vemendjen e opinionit tek veprimet e mazhorances ne 2007-n te cilat kishin si yll polar faktin se po conin ne presidence nje njeri qe skishte lidhje me komunizmin dhe qe antikomunizmin e kishte njeren nga kuajt e betejes se tij politike. Ne fakt 4 vjet me vone me kerkesen jozyrtare qe per mbrojtjen e figures se Enver Hoxhes dhe te trashegimise se tij te mbahet nje referendum merret vesh se mazhoranca ka gabuar dhe afermendsh me institucional do te kishte qene ndonje kandidature me afer komunisteve por me me respekt per ligjet dhe per politiken. Sigurisht se Reis Malile kishte per te qene shume me perfaqesues e kushtetues sesa nje president i zgjedhur nga te djathtet por qe ben duvane e diktatorit edhe pas vdekjes.