Fakti/Sekretarja Klinton kerkon hetimin e krimeve te komunisteve te Kamboxhias
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i beri dje thirrje Kamboxhias te ballafaqohet me te kaluaren e dhimbshme duke sjelle para drejtesise eksponentet e Kmer Ruzhit qe akuzohen per krime kunder njerezimit gjate viteve lsquo70. Sekretarja i beri komentet gjate vizites ne nje objekt te perdorur me pare nga regjimi Khmer Rouge per tortura dhe burgosje dhe beri thirrje per ndjekjen penale te personave pergjegjes. Nje gjykate nderkombetare shpalli fajtor nje nga rojet e burgut ne korrik dhe ka ne plan te zhvilloje procese te tjera kunder ish-udheheqesve Khmer Ruzh. Kryeministri Hun Sen tha javen e kaluar se eshte kunder vazhdimit te gjyqeve ndaj te akuzuarve te tjere te Khmer Ruzhit cka coi ne reagimet e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Ban Ki Mun. Gjate qendrimit te saj ne Phnom Pen zonja Klinton u beri thirrje autoriteteve kamboxhiane te kapercejne praktiken e abuzimeve pa ndeshkim. Sekretarja e Shtetit theksoi se procesi i vendosjes se drejtesise ka mbeshtetjen e plote te Shteteve te Bashkuara Perparesia ime kryesore eshte te garantoj qe fondet jane levruar ne menyre qe te filloje procesi gjyqesor. Ky proces eshte planifikuar te filloje ne gjysmen e pare te vitit 2011. Sa me pare aq me mire. Qeveria kamboxhiane nuk ka pranuar te lejoje qe nje gjykate e mbeshtetur nga OKB-ja te zhvilloje proceset e gjykimit te udheheqesve te larte te Khmer Ruzhit. Regjimi majtist fajesohet per vdekjen e rreth 1.7 milione veteve nga uria semundjet dhe puna e detyruar si dhe ekzekutimet gjate viteve 1975-1979. Kritiket e akuzojne kryeministrin Hun Sen se po perpiqet te kufizoje kompetencat e gjykates per te mos lejuar qe aleatet e tij politike te shpallen fajtore.
Sekretarja e Shtetit Klinton u beri thirrje autoriteteve kamboxhiane tu tregojne me shume vemendje te drejtave te njeriut. Qeveria e Phnom Penit akuzohet per shtypjen dhe perndjekje te grupeve opozitare. Zonja Klinton u ndal edhe ne problemin e trafikut njerezor. Dje ne diten e pare te qendrimit ne Kamboxhia Sekretarja e Shtetit vizitoi nje qender te financuar nga Shtetet e Bashkuara per rehabilitimin e vajzave qe ishin shpetuar nga rrjetet e tregtise se seksit. Ajo u shprehu vajzave mbeshtetje financiare dhe morale nga Shtetet e Bashkuara gjate vizites ne qendren ku vajzave u ofrohet keshillim si dhe marrin kurse per te mesuar nje profesion. Une po ndihmoj permes qeverise dhe ambasadorit tone qe te mesoni anglisht dhe te zoteroni te gjitha aftesite qe ju nevojiten per te ndertuar nje jete te pavarur kur te largoheni prej ketu. Hillari Klinton eshte Sekretarja e pare e Shtetit qe viziton Kamboxhian qe nga viti 2003.