Dhenia e medaljeve, jo vetem ne doren e Presidentit Rozeta Rapushi
Dhenia e medaljeve, shume shpejt nuk do te jete me nje e drejte ekskluzive e Presidentit te Republikes, por edhe e nente krereve te institucioneve te tjera ne vend. Mazhoranca miratoi dje e vetme dhe pas debateve, projektligjin “Per dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendore te nderit”, nisme e propozuar nga Ministria e Drejtesise por e kundershtuar nga opozita. Sipas socialisteve ne projektligj, mungojne kriteret, ne baze te te cileve do te jepen medaljet. “Cilat jane kriteret mbi bazen e te cileve do te jepen dekoratat? Qe une e cmoj nje person dhe i jap dekorate? A ka kritere? Se po flasim t’i japim dikujt flamurin e kombit. Po me cfare kriteri do e japim kete flamur? Se te ra rruga ketej nga mua?”, - u shpreh nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj. Por sipas Drejtorit te Oponences Ligjore ne Ministrine e Drejtesise, Gazmend Bardhi, eshte e pamundur qe nje personalitet te kete merita te vecanta ne fushat e tre apo kater ministrive njeheresh. Nderkohe, socialisti Bashkim Fino, shtroi pyetjen se mbi cfare baze eshte bere perzgjedhja se kush ka te drejten te jape medalje. “Meqe keni futur kreret e gjykatave dhe te KLSH-se, pse nuk keni perfshire edhe pushtetin vendor”, - sugjeroi Fino. Por sipas drejtorit te Drejtorit te Oponences Ligjore ne Ministrine e Drejtesise, Gazmend Bardhi, nuk eshte cmuar e arsyeshme, qe nje kryetar i pushtetit lokal qe ka kompetence vetem nje njesi vendore, te jape medalje. Sipas projektligjit, te drejten per te dhene medalje, tashme do ta kene edhe Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit, ministrat, kryetaret e gjykatave, si dhe Akademise se Shkencave. Gjate diskutimit, socialistet kerkuan shpjegime se pse ne kete liste nuk perfshihen dhe kryetaret e partive, por kerkesa nuk u pranua.
NISMA
Dhenia e dekoratave apo titujve te nderit, mund te shoqerohet me nje shperblim financiar, sipas vleresimit te autoritetit kompetent. Masa dhe rregullat per dhenien e shperblimit percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave me propozim te Ministrit te Financave dhe efektet financiare do te perballohen nga buxheti. Dekoratat dhe titujt e nderit do te jepen me synimin per shperblimin e akteve te vecanta, merite apo trimerie, ndaj kombit shqiptar dhe interesave te tij.
Projektligji, kush ka te drejten te jape medalje
Projektligji i miratuar dje vetem nga mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve, percakton te gjitha institucionet qe kane te drejten te per dhenien e dekoratave apo titujve te nderit si dhe medaljeve. Keshtu, te drejten per te dhene medalje tashme do ta kene nente drejtues institucionesh si Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrat, kryetaret e gjykatave dhe te Akademise se Shkencave. Drafti parashikon nje ndarje te qarte te dekoratave, titujve dhe medaljeve per meritat per te cilat ato jepen. Parashikohet krijimi i nje komisioni keshillimor qe do te vleresoje cdo propozim te ardhur. Objekti i ketij ligji eshte percaktimi i llojeve te dekoratave, titujve te nderit, medaljeve dhe titujve vendore te nderit.