E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rruga, me parametrat e nje bulevardi

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ka inspektuar dje punimet ne rrugen e “Kosovareve”, qe ndodhet ne njesine bashkiake numer 5 dhe eshte rruga qe lidh “Komunen e Parisit” me parkun e Liqenit Artificial, duke vijuar me tej me Unazen e Re. Ne kete rruge me gjatesi 570 metra do te ndertohet sistemi i kanalizimeve te ujerave te bardha dhe te zeza, do te kete ndricim rrugor si dhe do te mbillen mbi 140 peme. Gjate inspektimit kryebashkiaku Basha tha se kjo rruge do te ndertohet me parametrat e nje bulevardi. Nderkaq, ai beri te ditur se kjo rruge ishte parashikuar te ndertohej qe para 8 viteve gje qe nuk u realizua nga administrata e meparshme e Bashkise se Tiranes. “Behet fjale per nje nga rruget e rendesishme te qytetit tone, e cila sot fillon te zhvillohet me parametra faktikisht te nje bulevardi, me nje gjeresi te rruges prej 12 metrash, me parkime ne te dyja anet dhe me trotuare te gjere 4 metra, ne te dy krahet, pra nder trotuaret me te gjere qe mund te investohet ne nje rruge te parametrave urbane. Kjo rruge eshte nje pjese e rendesishme e jetes se mbi 10 mije banoreve te kesaj zone, pasi eshte arteria e tyre e vetme pedonale, (kembesore) qe i lidh me parkun e Liqenit, nderkohe qe funksionon si arterie lidhese per mbi 25 mije banore te tjere qe jetojne ne kete zone dhe qe mund te kene akses ne park apo kane akses ne park, duke ecur ne kembe”, eshte shprehur Basha i cili gjithashtu premtoi se Bashkia do te nderhyje shume shpejt edhe ne kolektor. “Pas inspektimit te shtratit te rruges, ne vume re disa hapa te cilat po ndermerren ne bashkepunim me institucione te tjera, sic eshte nevoja per te rehabilituar kolektorin e Liqenit Artificial qe ndodhet ne ane te ketij investimi dhe nevoja per te ruajtur te pacenuara fushat sportive, ne krah te se cilave po keshtu kalon kjo rruge. Vura re me shume kenaqesi se banoret mezi e presin ndertimin e kesaj rruge, e cila faktikisht ka qene ne planet e Bashkise per t’u ndertuar per mbi 7 apo 8 vjet, por me sa duket ky eshte momenti i pare ne te cilin Bashkia po merret seriozisht me implementimin e ketij projekti”, – u shpreh kreu i Bashkise, Lulzim Basha. Pavaresisht kohes se paqendrueshme ne te cilen kane nisur punimet ne infrastrukturen tejet te renduar te qytetit te Tiranes dhe ne nje pjese te saj te pavene asnjehere dore me pare, Kryebashkiaku Basha tha se keto punime do te perfundojne brenda afatit te percaktuar ne kontrata. “Sigurisht qe keto rruge jane hapur ne baze te kontratave qe parashikojne afate. Ne te gjithe inspektimet, une kam vene re gatishmerine e kontraktoreve, jo vetem per te respektuar afatet, por edhe per t’i shkurtuar ato. Avantazhi i punimeve qe kane nisur ne kete sezon, te jete qe pasi kemi lene pas periudhen e reshjeve, te pakten periudha e veres te mos i shoqeroje kantieret e punes me pluhur por te ndodhemi ne fazen e fundit, ne ate te asfaltimit, ne menyre qe brenda nje kohe te shkurter, qytetaret jo vetem te harrojne mundimet e perkohshme qe solli ndertimi i rruges por te gezojne frytet e nje rruge te re, pavaresisht nese ndodhet ne qender apo ne periferi”- theksoi z. Basha.

Rruga

Rruga e “Kosovareve”, eshte nje investim prej 86 milione lekesh dhe lidh Komunen e Parisit me Liqenin Artificial. Nga ndertimi i saj, perfitojne rreth 10 mije banore te zones. Basha tha se rruga ishte planifikuar te ndertohej 8 vjet me pare, gje qe nuk u realizua nga administrata e meparshme e Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›