Dhërmi, Berisha inauguroi sheshin Petro Marko, përkujton shkrimtarin
Himarë, 3 gusht NOA Kryeministri, Sali Berisha, në vijim të vizitës së tij në fshatrat e bregut të Jonit, inaguroi sot sheshin Petro Marko, në qendër të fshatit Dhërmi. Investimi në këtë shesh kap shifrën prej 7 milionë lekë dhe përfshin shtrimin e 1150 metrave katrorë kalldrëme të qëndrueshme, sistemin e largimit të ujërave të shiut, ndriçimin e plotë të sheshit dhe të shkallëve që të çojnë në të, si dhe rikonstruksionin e 150 metrave katrorë të veshjes me pllaka të sheshit.
Kryeministri vlerësoi punën e bërë në ndërtimin e këtij sheshi, duke e konsideruar të rëndësishëm, jo vetëm për infrastrukturën e brendshme të Dhërmiut, por edhe me ndikim në potencialet turistike të këtij fshati.
Duke u ndalur para shtëpisë së shkrimtarit të njohur Petro Marko, kryeministri theksoi që kjo shtëpi duhet të kthehet në shtëpi muze.
Petro Marko është një kapiten i vërtetë i letrave shqiptare. Por jo vetëm kaq. Ai ishte një burrë që e deshi lirinë dhe ishte i vendosur të bënte çdo sakrificë për të. Aq sa duhet të bënte një njeri për lirinë, Petro Marko e bëri gjatë gjithë jetës së tij. U gëzova kur mora vesh se Qarku e ka nderuar me titullin Nderi i Qarkut. Por në të vërtetë ai është nderi i kombit. Ndaj dhe Ministria e Kulturës do të marrë përsipër gjatë vitit që vjen të rindërtojë shtëpinë muze të tij, sikundër të hapë një konkurs për të derdhur në bronz bustin e shkrimtarit të madh, një nga burrat më të shquar të mendimit shqiptar dhe një luftëtar i paepur i lirisë që në vitet e rinisë tha Berisha.
Kryeministri Berisha shprehu vlerësimet edhe për një tjetër personalitet të kësaj zone, Spiro Çomorrën.
Spiro Çomorra ka qenë një intelektual me shpirt të pamposhtur, i cili ka lënë vendit ndër krijimet më të bukura u shpreh kryeministri Berisha.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")