Zbulohen letërkëmbimet në qeli të Pjetër Arbnorit
Zbulohen letërkëmbimet në qeli të një prej figurave historike të Partisë Demokratike, Pjetër Arbnori. Janë mbi 300 letra që ish- kryetari i Parlamentit i ka dërguar nënës së tij nga qelitë e burgut të Burrelit. Studiuesi Novruz Shehu, i cili është marrë me figurën e Arbnorit ka nxjerrë në dritë disa prej këtyre letrave të cilat janë lidhja e vetme e Arbnorit me familjen e tij, nënën dhe dy motrat. Vihet re se të gjitha letrat fillojnë me hyrjen "E dashur nanë, motrat e mia Neta dhe Margarita". Pjetër Arbnori, i cili vuajti më shumë se 28 vjet burg nga regjimi komunist, do të merrte pjesë në rrëzimin e bustit të Stalinit dhe atë të Enver Hoxhës.
E ndërsa ai ka lënë një pasuri të paçmuar pas vdekjes, ka lënë një familje me të vërtetë të mrekullueshme. Vetë zonja Suzana Arbnori, pikërisht bashkëshortja e tij, rrëfen kujtimet, çastet e vështira dhe fatin që ka pasur që ka njohur një njeri si Pjetër Arbnori. Njeriu që nuk kishte menduar ndonjëherë që do të bëhej baba, tani ka dy fëmijë që quhen Gjystina dhe Filipi. Në studion e Pjetër Arbnorit, kamera e "Ora News", bëri një bisedë më vetë familjen e tij, ku treguam disa të vërteta për të dhe letrat që ai dërgonte nga burgu.