E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Marco Masini tek David Knopfler dhe..."Eurosmith".

Koncert në Vlorë


Pushuesve në bregdetin e jugut të vendit u ofrohen një seri koncertesh me muzikë dhe zëra artistësh që i njeh e gjithë bota.


Në Dhërmi, më datën 6 gusht, Tiesto, Dee-Jay, holandez me famë botërore, do të performojë për herë të parë live për pushuesit në "Havana Beach Club".

Ndërsa pika e nxehtë mbetet Vlora, ku në datat 11-16 gusht, do të mbahet një festival i ri i muzikës ndërkombëtare, i titulluar "Vlora Wave 2009". Në stadiumin "Flamurtari" të qytetit do të interpretojnë këngëtarë dhe grupe rroku italianë me emër, si Alexia, Marco Masini, "La fame di Camilla" po edhe David Knopfler dhe "Eurosmith".


Jo vetëm në qytetet që po njohin pikun turistik ka lëvizje dhe aktivitete. Kështu, pas koncertit në Fier, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, fizarmonicisti italian, Roberto Daris, do ta vazhdojë turneun e tij me koncerte në Torren e Durrësit dhe në qendrën e qytetit të Pogradecit sonte, dhe në Muzeun Arkeologjik të Korçës nesër në mbrëmje.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›