Dhimbja e kokës te gratë: Tregues i riskut për sëmundje kardiovaskulare
Dhimbja e kokës mund të jetë një indikator i rrezikut kardiovaskular te gratë, në veçanti i iktusit dhe infarktit.
Gratë që vuajnë nga dhimbja e kokës, të paktën një herë në javë kanë një risk të trefishtë për t’u prekur nga iktusi; ato që vuajnë nga dhimbja e kokës një herë në muaj kanë një risk gati të dyfishtë për infarkt. Të paktën këto janë rezultatet e marra nga analizimi i të dhënave të mbledhura nga “Women’s Health Study”, të prezantuara më rastin e kongresit vjetor të “American Academy of Neurology”, që sapo ka përfunduar në Çikago. Studimi i prezantuar në kongres ka përfshirë rreth 30.000 gra me moshë mbi 45 vjeç dhe janë ndjekur për 12 vjet. Shumë nga këto gra në fillim të studimit nuk shfaqnin sëmundje kardiovaskulare, ndërsa në përfundim të studimit rreth 1300 prej tyre kanë shfaqur episode iktusi apo infarkti. Në brendësi të këtij grupi, ekspertët kanë vërejtur praninë e një nëngrupi, te të cilët këto episode ndodhnin me një probabilitet më të lartë: Gratë që vuanin rregullisht nga dhimbja e kokës. “Lidhja është e qartë, më pak të qarta janë mekanizmat që e përcaktojnë. Ka një interes të jashtëzakonshëm, për të sqaruar pse ka një frekuencë të lartë të cefalesë dhe riskut të iktusit, ndërsa më i pakët me një infarkt. Gjithsesi do të jenë të nevojshme studime të mëtejshme më të detajuara”, ka deklaruar Tobias Kurth, një nga autorët e studimit.