Refuzimi i hidhur i Agollit: S’më lë klubi
Ansi Agolli, mbrojtësi shqiptar që luan te finlandezët e Vasas, nuk do të mund të grumbullohet me Kombëtaren për ndeshjen kundër Polonisë dhe Shafhauzenit në fund të muajit maj.
Jetmir Halilaj
Pengesë për këtë është bërë klubi i tij, i cili nuk e lejon lojtarin që t’i bashkohet skuadrës përfaqësuese, pasi në Finlandë sapo ka nisur sezoni i ri futbollistik dhe drejtuesit e Vasas nuk dëshirojnë që ai të largohet. Ndeshja kundër Polonisë nuk luhet në një datë të lirë nga UEFA e për pasojë, drejtuesit e skuadrës finlandeze nuk janë të detyruar ta lënë të lirë futbollistin.
Nuk do të jeni në dispozicion të teknikut Ari Han në ndeshjen e parë që ai do të drejtojë si trajner i Shqipërisë...
Jam shumë i mërzitur. Kisha kohë që prisja të më jepej kjo mundësi në Kombëtare, por ndonjëherë rrethanat të detyrojnë që të bësh zgjedhje që nuk të pëlqejnë. Ndeshja kundër Polonisë nuk luhet në një datë të lirë nga UEFA dhe klubi nuk është i detyruar të më lejojë që të luaj me Kombëtaren. Padyshim që nuk fajësoj drejtuesit e klubit për faktin se nuk mund të grumbullohem me Kombëtaren, pasi këtu është fillimi i sezonit dhe për më tepër që në dhjetë ditët e fundit të muajit maj, ne do të luajmë tri ndeshje kampionati, kështu që ata s’duan që unë të iki. Aq më tepër që jam pjesë e formacionit, çdo klub nuk do të donte që lojtari i tij të largohej sapo të kishte filluar sezoni.
A keni folur me trajnerin gjatë kësaj kohe?
Me trajnerin nuk kam komunikuar, por kam folur me drejtuesit e FSHF-së dhe ua kam sqaruar mungesën time. Shpresoj që trajneri ta kuptojë pozicionin tim, jam i bindur se kështu do të ndodhë, pasi ai e di sa dëshirë ka një lojtar të grumbullohet me kombëtaren.
Nuk bëtë asnjë tentativë për t’i bindur drejtuesit e skuadrës t’ju linin të lirë?
Unë ua thashë se kisha shumë dëshirë që të luaja me Kombëtaren dhe megjithëse ata nuk më dhanë një përgjigje përfundimtare, e kuptova se nuk dëshironin që unë të largohesha. Ua thashë hapur se më nevojitej shumë ky grumbullim me ekipin tonë përfaqësues, por ata m’u përgjigjën: “Edhe ti na nevojitesh shumë këtu”. Pra, ishte e kotë që ta zgjasja më tepër.
Një fillim që nuk ju eci sipas planeve tuaja, a mendoni se mund të ndikojë në të ardhmen?
Nuk besoj, ose më saktë shpresoj të mos ndikojë dhe unë të jem gjithnjë në konsideratën e trajnerit. E them edhe njëherë se nuk kam se çfarë të bëj. Në datën 22-26 maj, Vasa do të luajë dy ndeshje kampionati, ndërsa më datë 27 Shqipëria do të luajë miqësoren me Poloninë. Të ishte për mua, jam gati të zbres të tria herët në fushë për të mos humbur ndeshjen e Kombëtares.
Cana do mungojë 3 ditët e para
Mesfushori i olimpikut të Marsejës. Lorik Cana do të mungojë gjatë tri ditëve të para të grumbullimit të Kombëtares, që do të zhvillohet në Reutlinger të Gjermanisë. Mesfushori do të jetë i impenjuar me Marsejën në një turne në Marok dhe do të paraqitet në grumbullim në 24 maj, ndërkohë që ndeshja me Poloninë do të luhet më datë 27. Sipas të gjitha gjasave, ai do të mungojë kundër Shafhauzenit më 24 maj.
Dëmtimi vë në pikëpyetje Bogdanin
Në dyshim për t’u grumbulluar në Kombëtare është edhe sulmuesi Erjon Bogdani, i cili ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe ende stafi mjekësor i Livornos nuk ka përcaktuar afatin kohor që i duhet për t’u rikuperuar. Bogdani është i vetmi nga senatorët e Kombëtares, të cilin trajneri Ari Han nuk e ka parë nga afër gjatë turneut të tij një muaj më parë. Gjithsesi, bomberi është grumbulluar për takimin miqësore me Poloninë.