E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtari i finales mbahet sekret

Gjyqtari sllovak Lubos Mishel nuk ka pranuar të vijë në Shqipëri, për të drejtuar finalen e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila do të luhet nesër, në orën 16:00, në stadiumin e Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”.

Mësohet se sllovaku ka pasur një ofertë të majme për të drejtuar një ndeshje në Katar dhe skjo ka qenë arsyeja e refuzimit që i ka bërë kërkesës së FSHF-së. Drejtuesit e FSHF-së kanë thënë se kanë siguruar një tjetër gjyqtar të huaj, por nuk kanë pranuar të bëjnë publik emrin e tij. Ata vetëm kanë pohuar se gjyqtari do të jetë gjerman ose çek. “Emri i gjyqtarit që do të drejtojë finalen e Kupës së Shqipërisë do të bëhet publik nesër (sot)”, ka thënë përgjegjësi i sektorit të garave, Ilir Shulku. Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë edhe një manovër nga ana e FSHF-së, e cila mund të mos ketë siguruar asnjë gjyqtar të huaj dhe këtë takim ta drejtojë gjë arbitër shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›