“Fluturimi i shqiponjave” si shkëmbim kulturash
“Fluturimi”! Eshtë gjithëpërfshirës. Interpretimi i saj, kap një spektër të gjerë! Dhe si një temë e përgjithshme, është ndarë tek pesë regjisorë.
Tre italianë dhe dy shqiptarë. Bëhet fjalë për një temë filmike, për një projekt që do të realizohet nga pesë artistë të ndryshëm, por konceptimi i tyre ndryshon. Eshtë një projekt për realizimin e pesë filmave me metrazh të shkurtër, të cilët do të realizohen brenda 20 qershorit nga regjisorët Mimo Mongëlli, Beppe Sbrocchi, Sergio Rubini, e nga pala shqiptare Robert Budina dhe Ilir Butka. Eshtë një shkëmbim kulturash, një shkëmbim përvojash, ku regjisorët italianë do të punojnë në Shqipëri, me artistët shqiptar dhe teknikën shqiptare e nga ana tjetër regjisorët shqiptarë do të punojnë në Itali, e veçanërisht në rajonin e Pulias me aktorë italianë e teknikë italiane. Një projekt që nis që sot, në orën 10:00 deri në 15:00 në ambientet e Akademisë së Arteve me kinoprovat për aktorët e në datën 13 në Itali, në të njëjtat orare për kinoprovat. Ky projekt është bërë i ditur dje, gjatë prezantimit të kinemasë puljeze në Tiranë, e cila nga dje ka nisur shfaqjet e saj në ambientet e “Black Box” në Tiranë, deri në datën shtatë maj. Janë kryesisht 15 filma me metrazh të shkurtër e të gjatë, si dhe dokumentarë, nga të cilët mund të përmenden “Mrekullia” e Eduardo Winspeare, “Dhimbja e kokës” e Alessandro Piva, “Shtëpia e grave” realizuar nga Mimmo Mongëlli, njëkohësisht drejtor u sektorit të kinemasë së projektit, apo “Toka e Sergio Rubinit”. Java e filmave puljezë në Tiranë është titulluar “Fluturimi i shqiponjave”, i cili organizohet mbi bazë të PIC Interreg III A Itali-Shqipëri 2000-20006. “Inter vendi di arte e culturale nga Shqipëria” për sektorin e kinemasë. Përsa i përket projektit të pesë filmave me titull “Fluturimi” Mimmo Mongëlli shprehet se ky është një hap i vogël në rrugën e përbashkët që rajoni i Pulias po organizon. Për të është vetëm fillimi. “Përsa i përket temës së filmit “Fluturimi” do të përfshinte elementë të ndryshëm në të, nga fluturimi pindarik tek ai fizik dhe ka një spektër të gjerë të interpretimit të saj. Këtu është dhe aftësia për të krijuar hapësirën më të madhe për realizimin sa më të mirë të tij”, shprehet Monhëlli. Sipas tij, veçanërisht janë hasur vështirësi në propozimin e stafit dhe sigurisht tek buxheti për realizimin e tij. “Gjithë materiali për të, duhet të mbyllet deri në 20 qershor, ndërkohë përsa i përket buxhetit duhet të themi që është pak i vogël, 30 mijë euro”, shton ai. a.m
“Jugorë...”
Eshtë një film me metrazh të shkurtër, i cili ka çelur dje edhe javën pulieze në Tiranë. Eshtë një film i realizuar nga regjisori Mishele Bia dhe zgjat 21 minuta. Flet për një ditë të zymtë nëntori, ku tre burra udhëtojnë në një rrugë që të çon në Pulia në bazilikë, ku njëri prej tyre martohet me një vajzë të vogël
Filmat
Në projektimin e filmave në Shqipëri do të marrin pjesë rreth 15 filma, ndër të cilët filma me metrazh të gjatë, filma me metrazh të shkurtër dhe filma dokumentarë. Projektimi i tyre do të bëhet për tri ditë, nga dje deri në datën shtatë maj, në sallën “Black Box” në Akademinë e Arteve, ky hyrja do të jetë falas për të gjithë.
“Liturgjia...”
Sot në orën 18:00 do të projektohet filmi “Liturgjia e regut”, një film me metrazh të shkurtër realizuar nga regjisori Simone Salvemini, i cili zgjat tetë minuta e gjysmë. Puna e këtij filmi bazohet mbi përmbledhjen e repertorëve të duhur etnomuzikolog, për shkak të mungesës së dëshmive në versionet e tyre origjinale, pjesë e trashëgimisë popullore jo të shkruar.