E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Kulturës jep certifikatat për artistët

Tetë personalitete të artit dhe kulturës janë vlerësuar dje me pensione të veçanta.

Në ambientet e MTKRS-së, kompozitori Agim Krajka, piktori Namik Prizreni, studiuesi dhe kritiku i artit Adriatik Kallulli, gjimnastja e cirkut Vitore Sallaku, karikaturist Bujar Kapexhiu, regjisori dhe operatori Ilia Terpini, sportisti Bardhyl Salillari, si dhe dirigjenti Eni Koço, (i cili nuk ndodhej në ceremoni) u janë dhuruar dje, tituj për këtë vendim të Këshillit të Ministrave. Në këtë takim ministri Pango u shpreh se: “Ky gjest, dëshmon drejtpërsëdrejti përkujdesjen dhe vëmendjen e veçantë që tregon shtetit shqiptar ndaj personaliteteve që kultivuan kulturë, qytetari dhe edukatë sportive në jetën e shoqërisë shqiptare”. Eshtë një shumë mbi pensionin, sa dyfishi i pensionit maksimal të gjithsecilit, por që nuk e kalon këtë. Mbi bazë të vendimit që qeveria shqiptare ka ndërmarrë së fundmi për t’i ofruar nga një shtesë pensioni maksimal, përfaqësuesve të mirënjohur të artit dhe të kulturës në vend, për kontributet e shumta dhënë në këtë fushë, tetë emrat e njohur tërhoqën certifikatat përkatëse për këtë shtesë në pension. Në draftin e qeverisë theksohet se, kjo shtesë nuk duhet të kalojë shumë e dy pensioneve maksimale. Aplikimet e para për këtë pension të veçantë kanë filluar në Ministrinë e Kulturës, rreth dy vjet më parë, kur kjo ministri drejtohej nga Bujar Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›