E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimbja per vajzen e humbur, vetevaret i moshuari

Dy viktima, nje i moshuar dhe tjetri i mitur, jane shenuar gjate dy diteve me pare ne kryeqytet per shkaqe te vetevarjes dhe te renies aksidentale nga lartesia. Policia e Tiranes, ka bere te ditur se, dy dite me pare, ne oren 18:00, ne rrugen "Niko Avrami", Lefter Kushi, eshte vetevaruar ne ballkonin e shtepise me ane te nje litari, ndersa dy muaj me pare i kishte vdekur e bija po e veteflijuar ne kushte depresioni. Kane qene fqinjet qe kane pare trupin e 65-vjecarit dhe me pas kane njoftuar uniformat blu. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektive te komisariatit nr. 4, qe kane nisur hetimet per ngjarjen e ndodhur. Burime te policise thane se ne fillim te muajit mars 65-vjecarit i ishte vetevrare vajza, e cila kishte mbaruar shkollen e larte per Mjekesi. Policia ka bere te ditur se, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky ka qene shkaku per te cilin i moshuari ka vendosur t'i jape fund jetes ne gjendje depresioni te rende. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur ekspertet e Mjekesise Ligjore, te cilet bene te ditur se, "vdekja e te moshuarit ka ndodhur si pasoje e shtrengimit te litarit ne fyt". Ne fillim te muajit mars, Lefter Kushit i ishte vetevrare vajza, mjeke e papune, e cila eshte hedhur nga ballkoni i shtepise se saj ne katin e trete te pallatit nr. 25, ne rrugen "Niko Avrami". Sonila Kushi, e arsimuar per mjekesi, e papune qe prej kohes kur kishte perfunduar studimet ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin e Mjekesise, kishte tentuar edhe me pare te vetevritej. Ngjarja ndodhi mengjesin e 1 marsit te ketij viti, rreth ores 09:30, kur 31-vjecarja me origjine nga Fieri ka rene nga disa kate lartesi, duke gjetur vdekjen e menjehershme.

Bie nga lartesia, vdes i mituri

Gjen vdekjen pasi bie nga kati i peste i pallatit nje i mitur. Dy dite me pare ne oren 10:00, aksidentalish Egli Z., 5 vjec, ka gjetur vdekjen ndersa ra prej lartesise. Edhe pse u dergua me urgjence ne spital, nuk eshte bere e mundur te shpetohet jeta e femijes. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen "Haki Stermilli", ne kryeqytet, ndersa policia tha se ishte aksidentale.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›