Dhjetë atletet më seksi të Lojërave Olimpike
“Top-listën” femrave më joshëse e kryeson notarja amerikane Armanda Beard
Lojërat Olimpike nuk janë vetëm në vëmendjen e gjithë botës për garën e bukur sportive, luftën për medaljen e artë, apo për një vend në podiumin e më të mirëve, por mediat ndërkombëtare dhe tabloidët më të njohur janë në garë për të përcaktuar edhe renditje specifike, nga më të ndryshmet, që nga pasuria e atletëve pjesëmarrës e deri te atë më seksi. Faqja franceze në internet lesdessusdusport.fr ka përcaktuar dhjetë atletet me seksi të Lojërave Olimpike. Në fakt, në “Pekin 2008”, mungon një nga veletat e bukurisë botërore, tenistja Maria Sharapova, por megjithatë bukuroshet me sharm të veçantë janë të shumta. Ja dhe “Top-10” e atleteve më seksi.
1. Amanda Beard
Notarja amerikane vlerësohet mbi të gjitha jo vetëm për sharmin e saj, por edhe si një nga femrat më të njohura në botë për bukurinë e saj. Kampionia amerikane, e cila ka marrë pjesë qysh ë moshën 14 vjeç në Lojërat Olimpike “Atlanta 1996”, ka pozuar nudo për kopertinën “Playboy”, madje posteri i fundit e paraqet kampionen olimpike lakuriq, në një fushatë kundër përdorimi të gëzofëve të kafshëve. Një foto, ku në sfond ishte flamuri amerikan dhe që bëri xhiron e botës.
2. Almudean Sid
Spanjollja bukuroshe Almudena Sid merr pjesë për herë të katërt në Lojërat Olimpike. Sportiste e njohur e gjimnastikës ritmike, me një siluetë ideale, ka qenë gjithmonë objektivi i fotografëve dhe revistave më në zë. Bën pjesë në femrat më joshëse të Olimpiadës së Pekinit, dhe gjimnastja më e bukur në versionin spanjoll. Vezullimi i syve të saj, të shoqëruar me një buzëqeshje të fshehtë, ka qenë shpesh ëndrra e shumë meshkujve në Spanjë.
3. Tatiana Golovin
Francezja është një nga bukuroshet e botës së tenisit, por më tepër që është e lidhur me një nga talentet më të mëdha të futbollit francez Samir Nasri. Në Pekin, Golovin merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, ku dëshiron të japë më të mirën, pasi zonjusha e bukur vjen pas një dëmtimi në shpinë, ndërsa përgatitja e saj ka qenë tepër e shkurtër. Gjithsesi, e njohur për frenkuentimin e salloneve të modës, Golovin, ka qenë gjithmonë në qendër të thashethemeve të bukura.
4. Jelena Isinbajeva
Mbretëresha e padiskutueshme e kërcimit me shkop, mbetet një sportistet më të kërkuara në median sportive. Rusja Jelena Isinbajeva, apo “zogu fluturues” siç thirret ajo, e nisi karrierën e saj në gjimnastikë, por shumë shpejt e kuptoi se ajo i përkiste atletikës, e më saktë kërcimit me shkop. Ajo është femra e parë në botët që kapërcen 5 metrat në kërcimin me shkop. Bukuroshja ruse mban 23 rekorde botërore në garën e saj.
5. Kristian Arron
Bukuroshja nga Guadalupa dhe që garon për Francën shkëlqen në 100 metra, duke qenë vrapuesja e dytë më e shpejtë në botë në këtë garë (10”73), pas amerikanes Maria Xhons (10”65), por që më pas kjo e fundit rezultoi si përdoruese dopingu. Kampionia e Europës në vitin 1998, edhe pse është nëna e një djali në vitin 2002, edhe pas gjashtë vjetësh e ruan plastikën e trupit të saj më mënyrë perfekte. Edhe në vitin 2004, ajo bënte pjesë në 100 femrat më seksi në botë.
6. Federika Pelegrini
Notarja italiane Federika Pelegrini (1.78 m) është ndër të paktët rekordmene e botës në garën e 400 metrave stil i lirë. 19-vjeçarja Pelegrini është e vetmja notare italiane, dhe një nga europianet e pakta, e cila ka thyer rekordin botëror në më shumë se një disiplinë. Notarja italiane nuk heziton ta tregojë sharmin e saj,duke pozuar nudo për revistat italiane dhe ato ndërkombëtare. Gojët e këqija pohojnë se ajo mund të ketë një të ardhme të ndritur edhe në pornografi.
7. Ana Ivanoviç
Tenistja bukuroshe serbe fitoi këtë vit turneun “Roland Garros” në Paris. Sharmi i saj ka rrëmbyer zëmrat e shumë meshkujve. Vetëm 20-vjeçare, serbja Ana Ivanoviç, vlerësohet si një nga më të talentuarat e topit të verdhë dhe tashmë është numri 1 në botë në renditjen femërore. Ivanoviç dhe jeta e saj ka qenë gjithmonë në vëmendjen e tabloidëve të njohur britanikë. Vajza e një juristeje dhe një babai biznesmen, nuk i ka pasur kurrë problem paratë për t’u veshur me modën më të fundit.
8. Laure Manadou
Vajza e një babai francez dhe një nënë holandeze, Laure Manadoiu është kampione noti në Lojërat Olimpike, kampione Bote e Europe. 21-vjeçarja vlerësohet për trupin e saj si sirenë dhe për shumë dhunti të tjera fizike, cilësi që mund ta bënin atë fare thjesht edhe një ndër aktoret më tërheqëse në kinematografi e botën e spektaklit televiziv. Fotot e saj intime gjenden me shumicë në internet, de faqja e saj është ndër më të vizituarat.
9. Alison Feliks
Sprinterja amerikane, Alison Feliks, përveç se është e zonja të fitojë medalje, është edhe një studente e shkëlqyer. 22-vjeçarja Feliks është vajza e një profesorit të “Testamentit të Ri”, dhe beson se aftësitë e saj për të vrapuar janë dhunti e Zotit. “Shpejtësia ime është dhuratë e Tij dhe unë vrapoj për lavdinë e Tij”. Feliks është atletja e dytë në botë pas Marita Koh (1973), që ka fituar 3 medalje të arta brenda një Kampionati Botëror të atletikës.
10. Rita Dravucz
Hungarezja Rita Dravucz bën një jetë të ndarë për gjysmë. Përveç është sportistet e vaterpolit, futbollit në ujë, 28-vjeçarja prej kohësh bën edhe top modelen. Për Dravucz, “Pekin 2008” përfaqëson pjesëmarrjen e saj të dytë në Lojërat Olimpike pas asaj në “Athinë 2004”. Dravucz ishte anëtare e ekipit Kombëtar të Hungarisë, që fitoi titullin kampion Europe për femra në në vaterpol vitin 2001. Medalje të artë Rita morri edhe në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Montreal të Kanadasë në vitin 2005.
11 Gusht 2008