Cana i paduruar: “Jemi gati!”
Kapiteni i Marsejws: “Jemi të kënaqur, të motivuar dhe ambiciozë”

Mesfushori shqiptar: “Po ruajmë vazhdimisinw, titujt do të vinë”
Disa orë përpara se të nisë zyrtarisht sezoni i ri në Francë, Lorik Cana, është shndërruar sërish në personazhin mediatik të faqes më të madhe sportive në kontinent, eurosport.com por në versionin francez. Kapiteni i Olimpikut është i paduruar për të rinisur kompeticionin, edhe pse e di se konkurrenca është shumë e madhe. Por shqiptari këmbëngul. Ai dëshiron të dijë nëse Marseja e tij është një ekip i mirë apo një skuadër shumë e mirë. Testi i parë është të shtunën kundër Renesë.
Lorik Cana, pritja është e madhe përpara goditjes së parë të sezonit. E ndjeni ju këtë presion rreth klubit?
- Po është e vërtetë, që entuziazmi është shumë i fortë këtë vit. E kemi parë atë gjatë ndeshjeve miqësore dhe gjatë stërvitjeve në fushën tonë stërvitore gjatë ditëve të fundit. Të gjithë tifozët tanë janë pas nesh. Na kanë inkurajuar më shumë se kurrë për të bërë një sezon të madh.
Ata presin një titull prej 15 vjetësh... A do të jeni të zotë t’ua ofroni gjatë këtij sezoni?
- Unë nuk i shoh gjërat me këtë këndvështrime. Klubi ka rigjetur pjesën e sipërme të klasifikimit prej disa vitesh. Ne tani marrim pjesë rregullisht në Kupat e Europës. Kjo rregullshmit në performancë na jep shpresën për vazhdimësi. Duke vazhduar në këtë rrugë, ne do të arrijmë të mbajmë klubin në majat e klasifikimit. Kjo do të na lejojë të pasurin e mundësive financiare për të ndërtuar diçka me jetëgjatë. Titujt do të vinë natyrshëm. Nuk kemi qenë larg këto vitet e fundit me dy finale të Kupës së Francës. Por na ka munguar diçka e vogël për t’iu imponuar plotësisht kundërshtarëve.
Si do të arrini të shmangni fillimin katastrofik të sezonit të kaluar?
- Duhet të nxjerrim mësime nga nisjet e këqija dhe të shmangim të njëjtat gabime. Kjo periudhë ishte më të vërtetë e vështirë. Moralisht, kemi pasur kohën për ta korrigjuar. Ajo la gjurmë gjatë gjithë sezonit të kaluar. Për këtë arsye duhet të hyjmë më të gjallë në kampionat dhe të marrim pikë shumë shpejt.
Gjatë këtij sezoni, si po ecën integrimi i lojtarëve të rinj?
- Lojtarët e rinj janë shkrirë shumë shpejt me grupin pasi është shumë e thjeshtë për ta. Përshtatja e tyre nuk ka pasur asnjë problem, si brenda ashtu dhe jashtë fushës. Tani duhet të përqendrohen në lojë. Duhet të dinë se gjithçka ndryshon shpejt në Marsejë. Në një kuptim apo në tjetrin. Gjithçka është në lëvizje.
Duket se jeni i paduruar me idenë e fillimit të këtij sezoni?
- Po është e vërtetë, gjërat serioze do të fillojnë me fillimin e kampionatit. Shpirti i garës është shumë i mirë. E presim prej gjashtë javësh. Tani, jemi të kënaqur, të motivuar dhe ambiciozë. Gjatë gjashtë javëve kemi punuar shumë fort. Tani jemi gati për goditjen e parë të sezonit.
Në çfarë niveli e vendosni Olimpikun e Marsejës në versionin 2008-2009?
- Unë mendoj se është i aftë të ruajë një nivel superior loje në raport me sezonin e kaluar. Efektivi është më homogjen, më i ngjeshur. Ekipi ka talentet dhe argumentet për të bërë më mirë. Por, duhet të them se nuk jemi të sigurt në asgjë. Nëse jemi një ekip i mirë apo shumë i mirë? Vetëm fusha e lojës do ta japë përgjigjen.
Trajneri Erik Gerets dëshiron të dublojë të gjitha rolet. A keni frikë nga kjo konkurrencë e re?
- Niveli dhe ambiciet e klubit kanë evoluar. Është normale që rolet të jenë të dubluara, duke parë dhe angazhimin tonë në Ligën e Kampioneve. Trajneri mund të llogarisë mbi një grup më të gjerë. Edhe zëvendësuesit duhet të kenë një nivel interesant. Nëse një lojtar do të ketë një regjim të ulët, atëherë duhet të lihet në bankinë. Kjo është normale. Për më tepër, që si kapiten, unë duhet të tregoj shembullin se duhet ta meritoj të qenit titullar. Nga ana tjetër, unë e di se nuk do të luajë në të gjitha ndeshjet. Trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij.
Rëne do të jetë testi i parë i sezonit. Si e shikoni këtë takim?
- Rëne luajti në Kupën Intertoto. Lojtarët janë shumë të përgatitur dhe tashmë janë në formë. Por, dhe ne gjithashtu. Jemi gati për ndeshjen e parë të sezonit. Kemi punuar shumë. Duhet ta provojmë në ndeshjet zyrtare që ne kemi të gjitha mjetet për ambiciet tona.
Tare: “Lacio, shpejt si Juve e Milani”
Igli Tares duket si i ri shumë mirë kostumi i zyrtarit, edhe pse më shumë shfaqet sërish me këpucët sportive, pavarësisht se ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, prej më shumë se një muaji është në rolin e drejtorit teknik të klubit lacial. “Lacio ka gjithçka për t’u bërë si Juventusi e Milani. Duhet ta rinisim kampionatin me entuziazëm për të arritur objektivat tona, ku ajo e para është të kthehemi në Europë’, - tha ish-sulmuesi i Lacios. “Kemi filluar një projekt të rëndësishëm dhe Roma është një pjacë e rëndësishëm me një pellg tifozësh shumë kuptimplotë. Nuk shoh asnjë arsye se përse Lacio të mos barazohet me klubet e mëdha”, - përfundon Tare i cituar nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
Hyka, debutim dhe kualifikim në Raundin 2
Jahmir Hyka ka debutuar zyrtarisht me fanellën e Mainc 05. Ish-lojtari i Tiranës u aktivizua në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë në fitoren e ngushtë 2-1 kundër Babelsberg 03, një skuadër e ligës së tretë gjermane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare – i thirrur edhe për miqësoren e 20 gushtit kundër Lihteshtejnit – hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 65-të në vend të Pekoviç, por luajti në mënyrë të kënaqshme për 55 minuta, pasi ndeshja pas rezultatit në kohë të rregullt 0-0, u vendos në shtesa. Markus Feulner (92’) dhe Dragan Bogavaç (107) shënuan për Mainc 05, ndërsa për vendasit Moritz (93’). Trajneri i Maincit Anderson tha pas ndeshjes: “Ishte një takim shumë i vështirë, por e rëndësishme është se kaluam në turin e dytë. Luajtëm shumë mirë në mesfushë, por ishim të papërqendruar në goditjet standarde”.
Qitje, të artat e para shkojnë në Çeki e Kinë
Qitësja çeke Katerina Emons dhe qitësi kinez Pang Uei ishin dy sportistët e parë që fituan medaljet e arta në ditën e parë të Lojërave Olimpike në kompeticionin e qitjes. Emons dhe Pang fituan medaljet në qitje me pistoletë 10 metra ajër.
Çekja Emons
Emons theu rekordin olimpik në raundin kualifikuese duke marrë 400 pikë. Rekordi i mëparshëm për femra ishte 399 dhe ishte arritur nga rusja Lioubova Galkina në “Athinë 2004”. Emons vazhdoi mrekullinë e saj duke thyer edhe rekordin në raundin final të garës 10 metra pistoletë ajër për femra duke grumbulluara 103.5 pikë, 2.5 pikë më shumë se fituesja e medaljes së argjendtë, Galkina. Medaljen e bronztë e mori kroatia Snjezana Pejçiç, me rezultatin finale 500.9 pikë. Emons me rezultatin final 503.5 pikë eklipsoi rekordin e mëparshëm prej 502.0 pikësh të vendosura nga kineza, Du Li në “Athinë 2004”.
Kinezi Pang
Medalja e artë e Pang në qitje me pistoletë 10 metra ajër për meshkuj fshiu në një farë mase keqardhjen e Kinës për performancën e dobët e Dusë (e pesta) për 10 metra ajër për femra. Pang realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme, edhe pse ishte 22-vjeçar, duke dëshmuar se është një qitësit më të mirë në botë, duke arritur një fitore të lehtë në rezultatin final me 688.2 pikë. Jing Jong i Koresë së Jugut fitoi medaljen e argjendtë (684.5 pikë) dhe Kim Jon-Su i Korësë së Veriut fitoi medaljen e bronztë me një rezultat final prj 683 pikësh.
Pang duhet t’i jetë mirënjohës trajnerit të tij, Vang Yifu, i cili fitoi në medaljen e artë në “Athinë 2004” në pistoletë 10 metra ajër për meshkuj.
Kodra bën “bam-bum” të dielën
Lindita Kodra, qitësja shqiptare që merr pjesë në garën e 10 metrave pistoletë me ajër do të garojë zyrtarisht të dielën, pasi të shtunën kampionia e Europës në qitje me pistoletë sportive (583 pikë) kreu sipas rregullores së re vetëm një testim, për sportistet që nuk kanë pasur rezultat të lartë në 10 metra me ajër. Kodra do të garojë në orën 08.30 me orën tonë
Ministri Ylli Pango vizitoi Fshatin Olimpik ne Pekin dhe u takua me anëtarë të Ekipit Olimpik Shqiptar. Vizitoi ambiente të ndryshme ku sportistet janë të akomoduar, mencën dhe disa ambiente rekreative ne fshat. Nga takimi që zhvilloi me sportistët dhe trajnerët, ministri pohoi që do të ketë më shumë mbështetje për sportin në tërësi dhe sportistët elitar në veçanti. Gjithashtu në një takim të organizuar nga Komiteti Frankofonise morën pjesë Kryeministri Sali Berisha, Ministri Ylli Pango, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv te KOKSH z. Stavri Bello, z. Fidel Ylli dhe z. Genc Boga. Kryeministri Berisha u takua me kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar(CIO) Zhak Rog dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik Mesdhetar z. Amar Adadi dhe u diskutua për problemet e sportit në Shqipëri dhe me gjerë dhe i falënderoi ata për kontributin dhe mbështetjen që i japin Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Berisha gjithashtu takoi edhe kryetare të tjerë shtetesh të vendeve frankofone dhe loboi për njohjen e shtetit te Kosovës nga shtetet frankofone.
Datat e garave të olimpistëve shqiptarë
QITJE:
Lindita Kodra
25 m pistoletë me zjarr: 13 gusht (09:00-14:00)
10 m pistoletë me ajër: 10 gusht (09:00-10:15)
Trajner: Diana Mata
ATLETIKA:
Klodiana Shala, 400 m: 16 gusht (12:00-13:00)
Dorian Çollaku, çekiç: 16 gusht, (10:40-11:40)
Trajnerë: Taulant Stërmasi, Vaso Selenica
NOT:
Rovena Marku, 50m/stil i lirë: 15 gusht (18:30-18:53)
Sidni Hoxha, 50m/stil i lirë: 14 gusht (18:30-18:58)
Trajner: Dashamir Bregu
MUNDJE:
Said Prizreni, M.e lirë, 65 kg: 13 gusht (09:30-10:30)
Elis Guri. M.klasike, 96 kg: 14 gusht (09:30-10:30)
Trajnerë: Sulejman Hoxha, Besnik Shehu
PESHËNGRITJE:
Erkand Qerimaj, 77 kg: 13 gusht (19:00-20:40)
Gerti Trasha, 69 kg: 12 gusht (10:00-12:00/19:00-20:40))
Romela Begaj, 58 kg: 11 gusht (12:30-14:00/15:30-17:00)
Trajnerë: Genc Barkiçi, Hektor Shaqiri
XHUDO:
Edmond Topalli, 81 kg: 12 gusht (12:00-16:30)
Trajner: Labo Capo
11 Gusht 2008