Dhjetë dështimet më të mëdha teknologjike të dekadës së fundit
Një seri e gjatë risish teknologjike të dhjetëvjeçarit të fundit, të hedhura në treg me shpresa të mëdha, kanë përfunduar në dështim. Shumë kompani të mëdha, në teknologjinë e avancuar me pozicione të forta në treg e me produkte lider, humbën avantazhet e dikurshme. Në një listë, revista amerikane "Times" ka paraqitur nismat dhe produktet e kompanive të mëdha që rezultuan në dështime kolosale financiare gjatë këtij dhjetëvjeçari. Për t‘u bërë pjesë e listës, sipas ekspertëve të "Times", produkti duhet të jetë i njohur gjerësisht dhe i prekshëm nga konsumatorët. Synimi fillestar i tij duhet të ketë qenë tregu global; duhet të ketë qenë teknologjikisht i barabartë në mos superior se produktet e konkurrencës; duhet të ketë qenë produkt apo kompani me pritshmëri tepër të lartë, duke u bazuar te shitja e produkteve të ngjashme, apo ato të konkurrencës, si dhe në fund, duhet të ketë zhgënjyer tërësisht krijuesit, ashtu si publikun e mediat.
"Microsoft Vista"
U hodh në tregun global në janarin e vitit 2007 dhe ishte një prej produkteve me të cilën krenohej kompania më e madhe e softuerëve në botë. Ajo u krijua me synimin për të përmirësuar sigurinë e kompjuterëve të përdorur më gjerësisht në glob. Por, elementet e siguruara të softuerit të ri nuk ishin shumë më të mira nga ato të të mëparshmëve. "Vista", nga ana tjetër, nuk arrinte të përshtatej te një numër i madh kompjuterësh më të vjetër, gjë që limitoi numrin e konsumatorëve që e përdorën. Këta faktorë bënë që "Vista" të mos konsiderohej më i mirë se paraardhësit e tij.
"Gateway"
U themelua në vitin 1985 dhe ishte një prej kompanive më të suksesshme të kompjuterëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shitjet e saj u katërfishuan deri në vitin 1990 dhe në vitin 2004 ishte e treta në tregun amerikan. Por në vitin 2007 ishte katandisur në atë pikë sa "Acer" e bleu vetëm për 710 milionë dollarë. Për dështimin faji iu vu një serie faktorëve, në mënyrë të veçantë refuzimit nga ana e kompanisë për të hyrë në tregun e laptop-ëve.
HD DVD
HD DVD ishte një prej dy formatëve për DVD-të me definicion të lartë. Formati tjetër ishte "Blu-ray". Specifikimet "HD DVD" nisën që nga viti 2002. Janë disa faktorët që formati "HD DVD" humbi betejën me "Blu-ray", i cili mbështetej nga "Sony". Shpjegimi më i saktë qëndron ndoshta te fakti se "Sony" ishte më i aftë në bindjen e studiove më të mëdha kinematografike t‘i prodhonin filmat të përshtatshme për formatin "Blu-ray".
"Vonage"
Ishte gjyshi i telefonit në internet (VoIP). Tani zë veç një vend të parëndësishëm në periferinë e kësaj industrie, që dominohet nga produktet e kompanive kabllore e shërbimeve pa pagesë, ku mbretëron "Skype", të cilët në vitin 2008 numëronin 405 milionë përdorues të regjistruar.
"YouTube"
Është siti më i madh për ndarjen e videove në nivel global. Sipas sitit "comScore", 99.7 milionë shikues amerikanë ndoqën 5.9 miliardë video vetëm gjatë muajit mars të këtij viti. Në nëntor të vitit 2006, "YouTube" u ble nga "Google" për 1.65 miliardë dollarë. Sipas ekspertëve, janë shumë të mëdha gjasat që "Google" të mos arrijë kurrë t‘i arkëtojë të ardhurat e atij investimi. "YouTube" nuk ka rritur ende të krijojë një format përmes të cilit të fitojë para me anë të reklamave, apo duke ngarkuar me pagesë videot e shfaqura në sit. Pjesa më e madhe e videove të shfaqura në "YouTube" janë të dobëta, sepse askush nuk pranon të reklamojë produktet apo shërbimet e veta përkrah tyre. Nga ana e vet, "Google" ka thënë se në kuadrin e përgjithshëm të funksionimit të kompanisë, përfitimet e "YouTube" nuk janë "materiale".
"Sirius XM"
Radioja satelitore "Sirius XM" pritej të bëhej një prej pajisjeve elektronike më të përdorura nga konsumatori në të gjitha kohërat. Një i regjistruar do ishte në gjendje të dëgjonte më shumë se 100 kanale radiofonikë, qoftë në makinë, ashtu si edhe me versionin portabël të kësaj pajisjeje. Me shumë gjasa fajtore kryesore për dështimin e nismës ishte kompania rivale, "Sirius", e cila pak nga pak ia doli të bëhej lider në këtë treg.
"Microsoft‘s Zune"
U hodh në treg në vitin 2006 dhe pritej që të mund të konkurronte "iPod"-in e "Apple", i cili gjendej në treg që në vitin 2001, duke e dominuar tërësisht këtë treg. "Microsoft", e cila ka të punësuar ekspertët më të mëdhenj të zhvillimit të softuerëve, ashtu si edhe kapitalin për të mbështetur hedhjen në treg të produkteve të reja, dështoi thuajse tërësisht në përpjekje për të marrë një fetë të tortës së tregut të "iPod"-ëve.
"Palm"
Kompania "Palm" e hodhi në treg pajisjen "Palm Pilot", e cila shërbente si axhendë elektronike në vitin 1996. Në vitin 1999 nxori axhendën elektronike "Palm V". Smart-foni "Palm Treo" u zhvillua nga kompania "Handspring" e blerë nga "Palm". Fajtore për dështimin e saj është kryesisht "Blackberry", e cila diti t‘i nuhasë më së miri interesat e konsumatorëve. "Palm" nuk diti të vazhdonte suksesin që pati disa vite më parë me axhendat elektronike.
"Iridium"
Kjo kompani e telefonisë satelitore, e mbështetur nga "Motorola", pranoi falimentimin në vitin 1999, pasi kishte shpenzuar 5 miliardë dollarë për krijimin e një rrjeti satelitor, në gjendje të mbulojë gjithë globin. Për të punuar siç duhet, sistemi ka nevojë për 66 satelitë. Shërbimi ka qenë një dështim i atillë sa sot numëron vetëm 10 mijë përdorues.
"Segway"
Mjeti lëvizës "Segway" me dy rrota u hodh në treg në vitin 2002. Gjatë promovimit të produktit, presidenti i kompanisë "Segway" tha se "do jetë për veturën ajo që vetura ishte për kalin e karrocën". Por kompania nuk arriti të kuptonte se çmimi prej 3 mijë dollarësh (për modelin më të thjeshtë, dhe deri 7 mijë dollarë për disa) ishte shumë i lartë për ta kthyer në mjet masiv lëvizjeje.