Dhjetë ditë izolim për Zani Çaushin

Shkak është bërë konflikti që Çaushi ka pasur me dy të burgosur. Ai vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, pasi është shpallur fajtor për një sërë vrasjesh.
Myrteza Çaushi (ose Zani Çaushi) ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.Çaushi u transferua në burgun e këtij qyteti pas incidenteve në Burrel e Peqin.
Çaushi njihet si “kapobanda” e lagjes Çole në Vlorë. Por nga grupi i madh i njerëzve të implikuar në krimet e vitit 1997 në Vlorë, Myrteza Çaushi është i vetmi i vënë në pranga. Mbi të dhe pjesëtarët e bandës së tij, kanë rënduar një sërë veprash të rënda penale, nga ajo e vrasjes e deri tek rrëmbimi i personit dhe vendosjes së gjobave për lirimin e tyre. /Start/
2011-10-01 10:41