Vetëm një ditë vëmendje për të moshuarit!

Ajo e Shëndetësisë shprehu angazhimin për më shumë kujdes, sensibilitetit, por edhe për të priorituazuar më mirë politikat shëndetësore në drejtim të kujdesit për këtë moshë.
"Ka ardhur koha të flasim edhe për shëndetin e moshës së tretë, krahas të tjerave. Pas një pakete të konsoliduar të shërbimit parësor dhe mjekut të familjes, kemi përfunduar udhëzuesit e praktikës klinike dhe jemi në përfundim e sipër të protokolleve klinike të kujdesit për moshën e tretë", tha drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.
Përqindja e të moshuarve pritet të rritet në Shqipëri nga 10-12 % që është sot, në pothuaj një të katërtën e popullatës në vitin 2050. Ndërsa zhvillimi i geriatrisë është bërë i domosdoshëm për faktin e zhvillimeve demografike. Shumica e të moshuarve vuajnë nga një sëmundje kronike, ndërsa një e treta raportojnë më shumë se sëmundje apo problem shëndetësor.
Po kështu të moshuarit përdorin pothuajse gjysmën e barnave mjekësore, ose më shumë se trefishin krahasuar me të sëmurët e moshave të tjera. Të moshurit, krahas kësaj, janë më të rrezikuar nga izolimi shoqëror, tërheqja, pamundësia për të ndikuar në shoqëri si dhe mundësia për t’iu nënshtruar abuzimit.
Ndërkohë, edhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, ka shprehur mbështetjen për këtë kategori. “Po punohet për nxitjen e vullnetarizmit, si një element i ri i solidaritetit ndërmjet brezave në shoqërinë tonë. Si rrjedhojë e kësaj politike, numri i Organizatave Jo Fitim Prurëse (OJF), të licencuara për moshën e tretë është në rritje dhe mund të themi se nga viti 2005-2011 është shtuar numri i tyre me 30%"", tha ministri Spiro Ksera.
Në Shqipëri sot numërohen gjithsej 19 qendra të licensuara, që kanë në objektiv të tyre përkujdesin ndaj të moshuarve. Nga këto, 5 qendra ditore për të moshuarit janë në varësi të pushtetit vendor. Ato ofrojnë shërbime për 279 të moshuar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, ndërkohë që 6-të tjera, janë qendra rezidenciale jopublike që ofrojnë këto shërbime për 116 të moshuar në të njëjtat rrethe. Ndërkohë, 8 shërbime komunitare dhe shërbime alternative ofrojnë shërbime për 1005 të moshuar në Pogradec, Gjirokastër, Elbasan, etj./Start/
2011-10-01 14:24