Mashtronte për nxjerrje vizash, arrestohet 50-vjeçari

Prangat iu vendosën shtetasit Spiro Shukuli, pasi ndaj tij ishin bërë disa denoncime.
Policia sqaroi se ky shtetas, dy vite më parë në Janinë ka mashtruar një bashkëfshatarin e vet duke i marrë 1800 euro në shkëmbim të nxjerrjes së dy lejeve drejtimi nga autoritetet helene. Por, pavarësisht se kishte denoncuar rastin në shtetin grek, ndaj 50-vjeçarit nuk ishte marrë asnjë masë. I gjendur përballë kësaj situate, “viktima” iu drejtua organeve të drejtësisë shqiptare.
Para 5 vitesh, Shukuli i kishte marrë një tjetër bashkëfshatari një shumë prej 500 eurosh për t’i nxjerrë një vizë greke në Konsullatën e Përgjithshme në Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ndërkohë që mbi 50 vjecarin, rëndon vepra penale e mashtrimit. /Start/
2011-10-01 13:48