Sarandë, dhunohet punonjësi i gjendjes civile për një certifikatë

Policia e Vlorës bëri të ditur se është lënduar shtetasi K.P, 54-vjeç, banues në fshatin Nivicë të Rrethit Sarandë punonjës i Zyrës së Gjendjes Civile.
Për ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim dy shtetasi, Leonard Llambri, 37-vjeç, banues në lagjen “Nr. 4” Sarandë si dhe Nikolla Mekshi, 26-vjeç, banues në fshatin Nivicë-Sarandë.
Nga hetimet e kryera dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak se shtetasi K. P., nuk i ka lëshuar një certifikatë shtetasit Leonard Llambri pasi ky i fundit nuk kishte paguar detyrimet fiskale në Komunë.
Për të dy autorët nga Komisariati i Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. /Start/
2011-10-01 11:09