Tiranë, nis aksionin për lirimin e hapësirave publike

Policia Bashkiake, e cila nisi aksionin në zonat e minibashkive nr. 1 dhe 2, konstatuan dhe përgatitën procesverbale për një numër të konsiderueshëm subjektesh, të cilët kanë refuzuar të paguajnë detyrimet fiskale.
“Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin dhe t’i kthejë qytetarëve hapësirat e zëna si dhe të krijojë lehtësirat, që qytetarët e Tiranës meritojnë”, tha Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, gjatë aksionit të ndërmarrë pranë rrugës së “Elbasanit”.
Sipas tij, plani i masave do të fillojë me lirimin e hapësirave publike të zëna nga 84 subjekte fizike apo juridike, që nuk kanë paguar detyrimet. “Në ditët në vijim aksioni do të shtrihet në të gjithë qytetin. Po bëjmë procesverbale dhe konstatime të të gjitha rasteve. Nëse pas këtij kontrolli, pronarët i zënë sërish hapësirat publike, do të merret masa e gjobës”, deklaroi Hoxha.
Në fazën e tretë do të operohet me lirimin e hapësirave publike nga 107 automjete që dergjen të palëvizura prej kohësh në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës u kërkon poseduesve të këtyre automjeteve, që të marrin masa për zhvendosjen e tyre, pasi në të kundërt këto mjete do të asgjësohen nga autoritetet bashkiake.
Parashikohet lirimi i hapësirave publike nga 431 tregtarë ambulantë, të cilët ushtrojnë aktivitetin pa asnjë bazë ligjore dhe lirimi i hapësirave publike nga të gjithë subjektet e tjera tregtare, duke përfshirë edhe ato që kanë paguar detyrimet deri më datë 1 tetor. /Start/
2011-10-01 11:42