E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra ditore dhe transport publik falas për të moshuarit

Në ditën ndërkombëtare të moshuarve, Basha tha se Bashkia e Tiranës do të ketë në vëmendje brezin e tretë, duke shtuar qendra të tilla në qytet, si dhe duke siguruar transport publik falas për pensionistët mbi moshën 65 vjeç.

Në këtë qendër ditore ofrohen çdo ditë shërbime për argëtimin dhe kalimin e kohës për afër 80 të moshuar. “Krijimi i qendrave të tilla në të gjithë territorin e Tiranës, mbetet një objektiv i rëndësishëm i Bashkisë në drejtimin tim dhe unë sot dua t’u them të moshuarve, në të gjithë minibashkitë e tjera të kryeqytetit, se brenda qershorit të vitit të ardhshëm, ne do të hapim të paktën pesë qendra të tilla anembanë qytetit të Tiranës”, theksoi Basha.

Kryebashkiaku u premtoi edhe transport publik falas, duke nënvizuar se ky premtim do të realizuar së shpejti. “Unë nuk e kam harruar premtimin tim tjetër, së shpejti do të mbledh të gjithë organizatat e transportit publik në Tiranë dhe do të dekretoj transport publik falas për të gjithë pensionistët mbi 65 vjeç. Këto lehtësi sociale janë një detyrim i yni dhe po kështu, ne do të mbetemi të përkushtuar për të punuar për qëllimin tonë kryesor, më shumë zhvillim ekonomik, më shumë punësim për bijtë e bijat tuaja, në mënyrë që kujdesi për ju, të jetë i natyrshëm, të jetë i përditshëm”, shtoi Basha. /Start/

                                                                                             2011-10-01 13:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›