E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetë ditë vendimtare dhe tri variante të mundshme

Share

Nga Altin Ketro

Në njëvjetorin e publikimit të video-skandalit Meta-Prifti, Gjykata e Lartë ndodhet përpara një sprove të madhe. Në dyert e saj nuk kemi më një çështje jetime ku askush nuk pranon ti dalë për zot. Rasti e solli që kësaj here hetimi të shkojë deri ne fund dhe si fazë përmbyllëse e tij ishte pretenca e prokurorëve të çështjes, që me pak fjalë do të thotë, verdikt përfundimtar i asaj çfarë organi i akuzës konkludoi në gati një vit hetime intensive.

Gjykata kërkoi 10 ditë kohë për të shqyrtuar pretencën e prokurorëve dhe pretendimet e palës mbrojtëse. Afërmendsh që deri më datë 16 janar, secili anëtar i trupës gjyqësore nuk do të jetë i qetë. Nuk është pak, nga vendimmarrja e tyre varet jo vetëm karriera politike e një ish-kryeministri, por edhe fati i qeverisë aktuale. Me Metën pas hekurave, padyshim që koalicioni PD-LSI nuk do mund të qëndronte në këmbë, sepse janë votat e Metës ato që i kanë dhënë oksigjen deri më tash Berishës.

Meta nuk e ka pritur që prokurorët do ishin kaq të vendosur në misionin e tyre. Ka mbajtur shpresë se gjykata do e mbyllte çështjen pa arritur deri tek dhënia e pretencës. Kjo e ka ndërlikuar situatën duke ia vështirësuar në maksimum mundësinë për të gjetur rrugëdalje nga interpretimet ligjore, siç kanë bërë disa kolegë të tij të cilët arritën ti mbyllin çështjet me procedurë. Pretenca ka vënë në vështirësi edhe ata miq që Meta pandeh se ka në Gjykatën e Lartë, të cilët duhet të mendohen mirë përpara se të japin një vendim të kundërt nga ai që kanë kërkuar prokurorët.

Këto 10 ditë janë mëse të mjaftueshme që Berisha të kuptojë rrezikun që i kanoset pushtetit të tij. Dhe Meta nuk është aq budalla sa të mos vërë në lëvizje gurin e fundit të shpresës që i ka mbetur; 4 mandatet që zotëron në Kuvend. Berisha nuk është kryeministër që gjatë qeverisjes së tij ka drejtuar me duar të pastra, çka do i jepte liri veprimi për të marrë vendime të guximshme. Duke qenë i përlyer në shumë çështje të nxehta, ku më kryesoret janë Gërdeci dhe 21 janari, ai e di se një rënie nga pushteti do të thotë që hetimet për këto e shumë të tjera të marrin tjetër drejtim e të përfundojnë në gjykatë me emra përgjegjësish konkretë.

Është një situatë tragji-komike ku të dy palët e kanë në dorë njëri-tjetrin dhe dënimi i njërit, mund të çojë në rrëzimin nga pushteti të tjetrit, i cili nga ana e tij, del zbuluar përpara atyre që deri më tani skanë mundur dot ti ballafaqojnë në sy akuza shumëherë më kriminale se kjo e Metës. Nga ajo çka do vendosë gjykata do varet fitimi i besimit të publikut tek drejtësia apo humbja përfundimtare e tij, të paktën sa kjo dyshe pushtetmbajtëse të jetë në fuqi.

Pavarësisht fudullëkut karakteristik që Meta shfaqi nga Shkodra, me vettrajtimin si luan apo peshë e rëndë dhe besimit se do e fitojë këtë çështje, ku bie në sy një sinjal alarmi si për gjykatën ashtu edhe për Berishën, unë po paraqes tri variante, deri diku paragjykuese dhe hipotetike. E bëj sepse i ndjej të tria si të mundshme dhe po pres datën 16 janar e në vazhdim për të parë sesa i arsyeshëm kam qenë mendimet e mia. Po pres, bashkë me ju!

Varianti i mosdënimit të Metës

Shumë syresh e besojnë këtë për faktin se, ashtu si në rastin me Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e Tiranës, sërish Berisha do rindezë makinerinë shtetërore për tu investuar me presione mafioze, oferta milionëshe, premtime tunduese e gjithshka tjetër që ai ndjen se ka në dorë për të bërë diçka në të mirë të aleatit të tij, por edhe të vetvetes. Besohet gjithashtu se çorba që kanë gatuar së bashku në kazanin e oborrit qeveritar ka helmuar edhe drejtësinë, pjesëtarë të së cilës e kanë gëlltitur diku një lugë dhe presin me ankth tu shpërthejë në formë të vjellti ose diarreje, kur të artikulojnë, sdihet se nga cila anë, pafajësinë e Metës. Një shembull ky për të parë sesa të vështirë e ka sistemi ynë i drejtësisë që të dalë jashtë kornizave ku e ka mbërthyer Berisha. Ky do të ishte një triumf i tij personal, i cili do na tregojë sesi arriti të gjunjëzojë përsëri shkallën më të lartë të gjyqësorit, për ti lënë të kuptojë shkallëve të tjera që mos tu shkojë ndërmend të nisin e bitisin punëra ku është e përfshirë kriminalisht kupola qeveritare. Nga ky moment Meta rikthehet në qeveri me koston e lartë të shkatërrimit të njërës prej shtyllave më kryesore të shtetit, pasojat e së cilës do i vuajmë shumë rëndë.

Varianti i dënimit të Metës pa rrëzim qeverie

Mund të jetë i mundshëm, ku gjyqtarët të hedhin tutje trysninë mbytëse të pushtetit e ti përmbahen misionit të tyre për të dhënë e vënë drejtësi, pavarësisht se cili është statusi i të pandehurit. Duket si një guxim i rrallë këtej nga anët tona, por që bota demokratike e ka pjesë të vendimmarrjes së saj në disa dhjetravjeçarë. Duke qenë një nga opsionet, dyshja Berisha-Meta mund të përgatiten për më të keqen. Berisha nuk do ia lejojë vetes të rrezikojë pushtetin me asnjë lloj shantazhi dhe do vërë në punë mekanizmat e tij, strukturat e besuara që i shërbejnë për të terrorizuar deri me jetë, personale a familjare, këdo që shkon përtej limitit të caktuar. Në këto kushte Meta bën kompromis me Berishën dhe pranon për të vijuar bashkëqeverisjen edhe në pozitat e reja të të denuarit. Berisha nga ana e tij sdo e lërë aleatin ti gdhijë e ngrysë ditët në qelinë e errët, të ftohtë e plot lagështirë siç i ka kërkuar vet Meta. Nuk e kam fjalën që sdo i krijojë kushte perfekte në qeli dhe trajtim ekstra në raport me të dënuarit e tjerë, sepse kjo as nuk vihet në diskutim.  E kam fjalën që Berisha, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, do ndërmarrë nisëm parlamentare për ti bërë dhuratë të dënuarve në mbarë Shqipërinë, një Amnisti, ku padyshim, një nga nenet e Kodit Penal që përfitojnë nga falja është edhe ai me nr.245. Dënimi i Metës me shumë gjasë do e përshpejtojë daljen e Amnistisë, pra nuk do pritet muaji nëntor, për ti kthyer kësisoj sa më shpejt qokën e borxhit që i ka aleatit të vet që nuk e tradhtoi as në kushte të vështira, duke vijuar ta mbajë në pushtet. Një pushtet që do e ndajë sërish me të amnistuarin e Madh, me kushte të tjera Kontrate, për të shtyrë ditët e mbetura deri në 2013-ën. Këtu vlen edhe mundësia që gjykata ta dënojë me kusht, pra Meta nuk vuan asnjë ditë burg, por që gjithsesi dënimi i mbetet si kleçkë dhe padyshim amnistia do jetë një argument për tu kthyer i rehabilituar në jetën politike publike.

Varianti i dënimit të Metës me rrëzim qeverie

Në këtë variant, Meta nuk pranon ta hajë turpin me bukë. Duke qenë se ai është i vetëdijshëm se Berisha e të tijët kanë shumë herë më tepër mëkate se rasti i tij, ai nuk do ua krijojë luksin të vijojnë të majmen duke qeverisur me votat e partisë së tij. Pavarësisht presionit të Berishës që LSI-ja të vijojë të japë kontributin për të mbajtur më këmbë qeverinë, Meta bën tërheqjen e madhe. Duke mos patur më se çfarë të humbë, me avantazhin që Berisha do jetë më i brishtë kështu, Meta do përpiqet që, pavarësisht se do i duhet të ketë gjithë jetën mbi supe një dënim të k

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›