Dhjetë eko-këshilla për 22 prillin, Ditën e Tokës
22 prilli 2008 është Dita Botërore e Tokës. Festohet për të 38-in vit radhazi. Po çfarë mund të bëjmë ne për Tokën? Në fakt, shumë! Shumë gjeste tonat të përditshme të mbledhura bashkë, mund të ndihmojnë tokën të shërohet nga ethet.
Stili ynë i jetës ndikon shumë. Më poshtë janë disa eko-këshilla, të marra nga dekalogu i Al Gore dhe flasin mbi pakësimin e CO2, konsumin e energjisë, transportit etj.
1. Kërko "testin e gjelbër" – Zgjidh produkte të cilat kanë një certifikim "echo". Zgjidhi me kualitet, të forta dhe funksionale: ato jashtë mode ose të vështira për t'i përdorur, flaken shumë më herët
2. Ndërro llambën – Zëvendëso një llambë normale me një tjetër me konsum të ulët. Kjo ju kursen 70 kg CO2 në vit dhe shumë lekë në faturë. (Së paku 60 euro në vit nëse ndërrohen të gjitha llambat e shtëpisë. Llambat e vjetra me tungsten, në fakt duhet të quhen "soba". 95 për qind të energjisë e harxhojnë për nxehtësi të kotë
3. Të kursesh me "klas" – Një frigorifer i klasit A shkon 43 orë me të njëjtën energji të konsumuar për 16 orë nga një i Klasit C. Përdoreni lavatriçen vetëm kur e keni mbushur ding me rroba. Harxhon më pak. Dhe mbani parasysh: një larje në 90 gradë, konsumon 7 herë më shumë se një në 30 gradë.
4. Mos i mbani TV etj në "stand bay" -Stereo, TV dhe DVD harxhojnë në 1 vit 150 euro më shumë energji nëse i mbani në "stand-by" (d.m.th, të fikura vetëm me telekomandë dhe jo me energji të shkëputur tërësisht). Fikni gjithçka!
5. Ajrin e kondicionuar – Përdoreni në mënyrë të moderuar. Mos e instaloni në mure që nuk janë të izoluar mirë dhe ka humbje nxehtësie. Dhe sigurisht: mos e mbani kurrë ndezur, me dritare hapur!
6. Ekologjikë në tryezë – Hani më pak mish. Për 1 kg mish konsumohen 100 herë më shumë rezerva natyrore se për 1 kg çereali. Perime të stinës, jo të serës. Më mirë agrikulturë biologjike. Ndërmarrjet bio shkarkojnë gaz sa gjysma e të tjerave!
7. Sa më pak në makinë -46% e shkarkimeve të CO2 vjen nga mjetet private të transportit. Mos përdorni makinë për distancat e shkurtra. Mbani gomat në formë. Gomat e fryra mirë, konsumojnë 5 për qind më pak karburant. Mos u nisni menjëherë sapo ndizni makinën. Motori i ftohtë "pi" 50% më shumë
8. Përdor bateri të rikarikueshme – Zgjasin nga 500 deri në 1000 cikle. Bateritë e parikarikueshme janë bomba kimike të vërteta. Për t'i prodhuar shpenzohet 200 herë më shumë energji nga sa përmbajnë. Nuk janë të riciklueshme me asnjë metodë.
9. Në kompjuter – Aktivizo funksionin "kurse energji". Dhe kur çohesh për të pushuar pak, fike kompjuterin. Edhe monitorin.
10. Mbill një pemë – Një pemë e vetme absorbon 1 ton CO2 gjatë jetës së saj!