E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dëshira për të fituar znj.Klinton dhe përplasja e fortë në SHBA"

 

Do të dëshiroja që në SHBA të fitonte znj.Klinton, si pjesëtare e një familjeje me lidhje të ngushta me interesat shqiptare. Ajo dhe bashkëshorti i saj z.Klinton, mendoj se do hyjnë në historinë e shqiptarëve si heronj.

Gjëja më interesante është se prospektet e saj të zbehura, nuk kanë lidhje me një fushatë jo të realizuar edhe aq mirë nga rivali i saj, Barack Obama. Madje, ky i fundit, me komentet që ka bërë në disa tubime zgjedhore, i është nënshtruar akuzave se është elitist dhe arrogant, një mëkat shumë më i madh në politikën amerikane seç do të ishte për shembull në Britani, ku nga politikanët pritet të jenë arrogantë.

Megjithatë, zonja Clinton ka nevojë për një fitore të madhe. I takon asaj t'i bindë super-delegatët ende të papërcaktuar, duke fituar votën kolektive të demokratëve ose duke nxitur dyshime serioze për mundësinë e Barack Obamas që të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Nëse dështon ta lëndojë zotin Obama, presioni mbi zonjën Clinton për të hequr dorë nga gara do të intensifikohet dhe problemet e saj për të vazhduar garën në Indiana dhe Karolinën Veriore do të shtohen. Dhe, nëse refuzon të heqë dorë - super-delegatët e papërcaktuar të Partisë Demokratike, vota e të cilëve është vendimtare, do të rreshtohen prapa zotit Obama në qershor dhe ta zgjidhin këtë çështje.

Vetëm një person do të dëshironte zvarritjen e kësaj beteje për aq sa është e mundshme, John McCain, kundër-kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Nëse dhe kur zonja Clinton vendos të tërhiqet, votuesit e saj duhet të vendosin nëse duan të zgjedhin zotin Obama apo zotin McCain. Dhe, do të jetë ky rasti për të parë se si e kanë përjetuar mbështetësit demokratë, qasjen superiore të zotit Obama ndaj besimeve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›