E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dhe njerëzit thonë: Ç'të bën qeveria, s'ta bën as Perëndia!"

 

Para se të shkosh në fshatin Vuno të Himarës, pikërisht, aty ku tatëpjeta është në gjysmën e saj, udhëtari ndeshet me një shtëpi të shkatërruar nga fadromat e Policisë Ndërtimore. Rrallë mund të gjesh ndonjë që të mos bëjë pyetjen e të mos shprehë çudinë: Mirë me ato të ndërtuara në anë të detit, po me këtë, çfarë patën?

Këtë shtëpi e ndërtoi motra e një ish-mësuesi, i cili më pas emigroi familjarisht. Motra e tij, e cila mbeti në fshat, pas një fatkeqësie të ndodhur në familjen e saj, u detyrua të lerë fshatin e të shkojë për punë në Greqi. Nga kursimet e tyre u lindi ideja për të ndërtuar një copë shtëpi në fshatin e lindjes. Por nuk u shkoi ndërmend se për këto punë duhej pyetur edhe pjesëtari tjetër i familjes në emigrim. Nejse, punë e tyre, por ajo që më bën përshtypje është vazhdimi i tregimit nga bashkudhëtari im.

Ai më tregon se për këtë shtëpi erdhën direkt e në Ilias ndërtimorët e Tiranës. Një alamet fadrome e një batalion policie thanë të mjerët fshatarë se mos kishin ardhur për të shkatërruar fshatin. Ai polici që përdorte fadromën, shkatërroi pjesërisht muret dhe u tërhoq. Misioni u quajt i kryer dhe fadroma me gjithë policët u kthyen në Tiranë, ku raportuan se misioni u krye.

Ndodhi kështu sepse një nga kontestueset e këtij ndërtimi na qënkish lidhur me gruan e Kryeministrit. Kaq mjaftonte që të niseshin fadromat, udhë e pa udhë. Dhe Njerëzia që shkojnë në këto anë i shikojnë këto "mrekullia" që bën qeveria dhe i kthehen shprehjes së vjetër: "Ç'të bën qeveria, s'ta bën as Perëndia!".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›