E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ku shkoi premtimi për kompensimin pas rritjes së çmimit të Energjisë?"

Si çdo premtim tjetër të qeverisë, që i merr era sa dalin në rrugë, nuk po zbatohet edhe vendimi për kompensimin e energjisë elektrike për familjet që janë me të ardhura të pakta ekonomike.

Kaluan pothuajse 3 muaj e ai ende nuk po gjen zbatim. Ka ngelur në letër. Sigurisht që asnjeri në politikë, nga gjithë ai numër i pafundëm partish, nuk duket ta ketë mendjen tek këto probleme, aq më pak kur bëhet fjalë për diçka që ka lidhje të drejtpërdrejtë me jetën e popullit.

Këta i hidhen në grykë njëri-tjetrit vetëm po u bë fjalë për cenim të privilegjeve të veta. I vërfri shqiptar gjendet i vetëm përballë një inflacioni të madh që e mbërthyen vendin. Edhe ata që kanë të ardhura deri diku të pranueshme, po ndihen keq. Shkoni e pyetini.

Nuk e kuptoj se si nuk zien politika në ekran e ku të jenë, për këtë çështje: që jeta po bëhet e papërballueshme nga ana financiare. Rrinë e flasin pa pikë turpi sa here që e ndjejnë se u rrezikohen karriget dhe postet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›