E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të ndjekësh Shabetai Zvi”, arti që flet me gjuhën e profetit hebre



“Following Shabetai Zvi” titullohet ekspozita e dy artistëve nga Izraeli, Nadav Bloch dhe Nechama Levendel, që do të çelet pasditen e nesërme në Galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet. Nadav Bloch dhe Nechama Levendel ekspozojnë për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve, e kësisoj, publiku shqiptar ka mundësinë e përballjes me një premierë të artit hebre të kohëve moderne. Subjekti i ekspozitës “Following Shabetai Zvi” lidhet ngushtë me frymëzimin për të bërë art, duke ingranuar në të ndjesinë dhe frymën e lënë nga profeti hebre Shabetai Zvi në periudhën e fundit të jetës së tij, kaluar në tokën shqiptare në Ulqin, ku u dënua dhe u syrgjynos prej autoriteteve turke në mesin e gjysmës së dytë të shekullit XVII. Nadav Bloch do të ekspozojë 20 punime në teknikën pigment mbi materialin thes i kafesë, të ricikluar në Ulqin. Nechama Levendel do të ekspozojë 23 punime pigment mbi objekte libra të vjetër, të gjetura në shtëpitë e banorëve të Ulqinit. Të dy artistët janë të njohur në vendin e tyre dhe kanë ekspozuar edhe jashtë tij në disa shtete të tjera të botës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 6-16 qershor 2008.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›