E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetë grupet e punës që janë krijuar në Shtabin Elektoral të Partisë Socialiste



Shaban Sulçe

Shtabi Qendror Elektoral i Partisë Socialiste ka ngritur 10 grupe të specializuara pune, të cilat do të drejtojnë dhe koordinojnë përgatitjet e Partisë Socialiste deri në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Grupet në fjalë do të luajnë një rol të rëndësishëm në këto përgatitje, pasi do të kenë të bëjnë me organizmin e anëtarësisë, me organizimin me qytetarët, veteranët, ish-ushtarakët, mediat, emigrantët etj. Në krye të këtyre grupeve janë caktuar edhe drejtuesit e tyre, të cilët janë figura të njohura të Partisë Socialiste. Prej të paktën disa javësh atyre u janë ngarkuar detyrat respektive, ndërkohë që për rezultatet e arritura ata kanë raportuar përpara kryetarit të Shtabit Elektoral të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Grupet

Dhjetë grupet e punës së krijuar pranë Shtabit Elektoral të Partisë Socialiste duket se do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për partinë kryesore të opozitës gjatë fushatës elektorale. Kështu grupet e punës vijojnë si më poshtë: grupi i kontakteve me strukturat vendore të Partisë Socialiste, grupi për bordet e dialogut qytetar dhe marrëdhëniet me shoqërinë civile e grupet e interesit, grupi për organizimin e vullnetarëve (simpatizantë/ përkrahës të PS-së, rinisë, gruas e të tjerë) dhe grupi për komunikimin mediatik. Më tej lista vijon me grupin për organizmin e personave me eksperiencë drejtimi (ish-drejtuesve), grupin për marrëdhëniet me organizatat e veteranëve dhe Shoqatën e ish-Ushtarakëve, me grupin e kontakteve dhe marrëdhënieve me emigrantët, me grupin për trajtimin ligjor dhe administrativ të zgjedhjeve, me grupin për krijimin e bazës së të dhënave të keqqeverisjes, si dhe me grupin e librit të kontakteve të Partisë Socialiste.

Drejtuesit

Grupi i kontakteve me strukturat vendore të Partisë Socialiste drejtohet nga anëtarja e kryesisë Samira Pino, ndërkohë që anëtarë të tij janë caktuar Arben Ahmetaj, Gerti Janaqi dhe Ermonela Xhafaj. Grupi për bordet e dialogut qytetar dhe marrëdhëniet me shoqërinë civile e grupet e interesit drejtohet nga Edlira Haxhiymeri, ndërkohë që si anëtarë janë caktuar Artan Lame dhe Besa Shahini. Grupi për organizimin e vullnetarëve drejtohet nga Sajmir Tahiri, ndërkohë që si anëtarë janë caktuar Ermira Danaj, Ajola Xoxe dhe Edvin Lame. Grupi për organizimin mediatik drejtohet nga Endri Fuga, ndërkohë që grupi për organizmin e personave me eksperiencë drejtimi drejtohet nga Ethem Ruka dhe anëtar Viktor Doda. Në krye të grupit për marrëdhëniet me organizatat e veteranëve dhe Shoqatën e ish-Ushtarakëve është caktuar Elidiana Canaj, ndërkohë që anëtarët janë Mehdi Pogaçe dhe Kastriot Muço. Grupi i shtatë është ai i kontakteve dhe marrëdhënieve me emigrantët, që drejtohet nga Vangjel Tavo dhe anëtar Albert Xholin. Grupi për trajtimin ligjor dhe administrativ të zgjedhjeve drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe anëtar Ilir Gjonin. Grupi për krijimin e bazës së të dhënave të keqqeverisjes drejtohet nga Ervin Bushati dhe anëtare Adriana Berberin. Grupi i fundit, pra ai i dhjetë, është grupi i librit të kontakteve të PS-së, që drejtohet nga Besnik Dede dhe anëtar Armand Sharrën.

Shtabi

Që prej disa muajsh, selia rozë ka konfiguruar Shtabin Qendror të saj, i cili po merret me përgatitjen organizative të strukturave të Partisë Socialiste në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit 2009. Ky shtab përbëhet nga 7 anëtarë. Siç dihet, në krye të këtij shtabi është caktuar kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. 6 anëtarët e tjerë, 5 nga të cilët janë deputetë, janë caktuar Fatmir Xhafaj, Kastriot Islami, Blendi Klosi, Shpëtim Idrizi, si dhe Etleva Bishaj. Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste po ndjek nga afër zbatimin e të gjitha direktivave dhe objektivave që u janë caktuar organizatave të Partisë Socialiste në prag të fushatës elektorale. Prej disa ditësh Shtabi është njohur me rezultatet paraprake të këtij procesi, ku të 12-të të deleguarit e Kryesisë kanë raportuar rreth përgatitjeve të strukturave rozë në secilin prej 12 qarqeve. Në tetor të vitit të kaluar Kryesia e Partisë Socialiste përcaktoi 12 delegatët e saj, të cilët do të jenë të ngarkuar me drejtimin e organizimit elektoral në qark e rreth. Ata do të jenë përgjegjësit kryesorë për mbarëvajtjen e fushatës dhe rezultatet që do të arrihen nga Partia Socialiste në rajonin respektiv. Të deleguarit e Kryesisë së Partisë Socialiste janë zgjedhur: Valentina Leskaj (Elbasan), Pandeli Majko (Dibër), Namik Dokle (Durrës), Shpëtim Idrizi (Tiranë), Erion Braçe (Berat), Gramoz Ruçi (Gjirokastër), Lindita Nikolla (Lezhë), Ben Blushi (Korçë), Ermelinda Meksi (Fier), Mimi Kodheli (Kukës), Mimoza Hafizi (Shkodër) dhe Arben Isaraj në Qarkun e Vlorës.

Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste

Kryetar: Gramoz Ruçi
Anëtar: Kastriot Islami
Anëtar: Fatmir Xhafaj
Anëtar: Blendi Klosi
Anëtar: Shpëtim Idrizi
Anëtar: Etleva Bishaj

Të deleguarit e Kryesisë

Valentina Leskaj (Elbasan)
Pandeli Majko (Dibër)
Namik Dokle (Durrës)
Shpëtim Idrizi (Tiranë)
Erion Braçe (Berat)
Gramoz Ruçi (Gjirokastër)
Lindita Nikolla (Lezhë)
Ben Blushi (Korçë)
Ermelinda Meksi (Fier)
Mimi Kodheli (Kukës)
Mimoza Hafizi (Shkodër)
Arben Isaraj (Vlorë)

Grupet e punës pranë Shtabit Elektoral të PS-së

Grupi i kontakteve me strukturat vendore të PSSH-së
Drejtues: Saimira Pino
Anëtar: Arben Ahmetaj
Anëtar: Gerti Janaqi
Anëtar: Ermonela Xhafaj

Grupi për bordet e dialogut qytetar dhe marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe grupet e interesit
Drejtues: Edlira Haxhiymeri
Anëtar: Artan Lame

Grupi për organizimin e vullnetarëve

Drejtues: Saimir Tahiri
Anëtar: Ermira Danaj,
Anëtar: Ajola Xoxe
Anëtar: Edvin Lame
Anëtar: Besa Shahini

Grupi për komunikimin mediatik

Drejtues: Endri Fuga

Grupi për organizimin e personave me eksperiencë drejtimi
(ish-drejtuesve)

Drejtues: Ethem Ruka
Anëtar: Viktor Doda

Grupi për marrëdhëniet me organizatat e veteranëve dhe Shoqatën e ish-Ushtarakëve

Drejtues: Elidiana Canaj
Anëtar: Mehdi Pogaçe
Anëtar: Kastriot Muço

Grupi i kontakteve dhe marrëdhënieve me emigrantët

Drejtues: Vangjel Tavo
Anëtar: Albert Xholi

Grupi për trajtimin ligjor dhe administrativ të zgjedhjeve

Drejtues: Damian Gjiknuri
Anëtar: Ilir Gjoni

Grupi për krijimin e bazës së të dhënave të keqqeverisjes

Drejtues: Ervin Bushati
Anëtar: Adriana Berberi

Grupi i librit të kontakteve të Partisë

Drejtues: Besnik Dede
Anëtar: Armand Sharra

7 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›