E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetë qytetet më të preferuara për të jetuar

Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Uashingtoni është qyteti më i preferuar në botë për të jetuar dhe punuar. Kryeqyteti i SHBA-së është renditur gjithmonë mbrapa destinacioneve me famë botërore si Londra, Nju-Jorku apo Tokio, për sa u përket investimeve në pasuritë e paluajtshme. Por ky trend ka shumë mundësi të ndryshojë. Falë planit të shpenzimit një milion dollarësh të qeverisë, investitorët po dynden në pasuritë e paluajtshme rezidenciale dhe tregtare, pasi dhe plani i qeverisë kërkon njerëz që ta vënë atë në zbatim dhe atyre do t u duhet një shtëpi për të jetuar. Por vende si Nju-Jorku apo Londra ende pa iu llogaritur kostot e humbjeve të krizës së bursave, renditen respektivisht njëra pas tjetrës, në vend të dytë dhe të tretë.
Në cilat vende duhet investuar dhe përse? Parashikohet që vendet e zhvilluara të pësojnë një goditje të rëndë. Sipas “Deutsche Bank”, Kina po mundohet të ekuilibrojë deflacionin më të madh ndër vite. “SHBA-ja dhe Britania e Madhe po rikthehen në vende të qëndrueshme edhe një herë tjetër,” – thotë François Ortalo-Magne, një profesor i pasurive të paluajtshme në Shkollën e Biznesit “Visconsin”. “Për Kinën dhe Indinë mund të them që e provuam të investonim, por nuk ia vlente”.

Shifrat
Renditja e këtyre destinacioneve bërë nga revista “Forbes” vjen nga shifrat e “Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Real Estate”, shoqatë që merret me kërkime dhe parashikon se ku do të investojnë klientët e saj, të cilët jetojnë kudo në botë. SHIHRE-ja studion 200 klientët e saj, pasuria e investimit jashtë kufijve të të cilëve arrin e gjitha në 700 miliardë $. Qyteti i San-Françiskos, kaloi nga vendi i 24-t që renditej vitin e kaluar në të 6-in. Los Anxhelosi, renditet i 7-i nga i 19-i një vit më parë. Sidnei humbi dy pozicione, dhe tashmë është i 11-i, ndërsa Hong-Kongu pësoi një rënie prej 12 vendesh dhe renditet i 22-i. Këtë vit investitorët e dinë se parashikimeve nuk mund t u zihet besë. Në vitin 2008, ata që priteshin të investonin, i hodhën paratë e tyre në vendet në zhvillim, duke luajtur “kumar”, pasi ky treg ishte i pasigurt. Këtë vit ata po kërkojnë qytete që janë të stabilizuar në tregjet e këtyre pasurive. Në vitin 2008, kërkesa për shtëpi në Amerikë ra me 19%, ndërsa çmimet e shtëpive në Britani u ulën me 16%, dhe kjo rënie e çmimeve erdhi si pasojë e recesionit në këto dy vende. “Ne nuk ndihemi komodë kur shikojmë këtë luhatje çmimesh”, – thotë Riçard Kesler, kryeagjent i një shoqërie imobilare. Por kjo e bën 2009-ën, një vit ku investimi do të jetë i maturuar, ku kapitalistët nuk do të kërkojnë më vende ekzotike duke marrë me vete dhe riskun e dështimit. “Ka pasur një konkurrencë të madhe ndërmjet Nju-Jorkut dhe Londrës”, – thotë Kenet Paton, dekan i Institutit të Real Estate, në Universitetin e Nju-Jorkut. “Situata ka arritur deri në atë pikë ku ne jemi në të njëjtën varkë shpëtimi, e cila ka nisur të fusë ujë.” Por një pjesë e mirë e investitorëve preferojnë të studiojnë më mirë tregun. “Shumica e blerësve janë rreshtuar dhe po vështrojnë. Kapitali i tyre është i jashtëzakonshëm por ata nuk ndihen të sigurtë për ta investuar atë.” - thotë Kesler. Kjo ishte pjesa e pasigurt, por optimistët mendojnë se 2009-a do të jetë viti ku paratë e hequra mënjanë do të investohet sërish. “Sasira të jashtëzakonshme parash priten të hyjnë në treg,” – thotë Ortalo-Magne. “Shumë do të guxojnë të blejnë dhe paratë do të derdhen lumë”. Nëse ky “guxim” do të vijë në 2009-ën apo 2010-ën, kjo mbetet për t u parë.

Parashikohet që vendet e zhvilluara të pësojnë një goditje të rëndë. Sipas “Deutsche Bank”, Kina po mundohet të ekuilibrojë deflacionin më të madh ndër vite. “SHBA-ja dhe Britania e Madhe po rikthehen në vende të qëndrueshme edhe një herë tjetër”, – thotë François Ortalo-Magne, profesor i pasurive të paluajtshme në Shkollën e Biznesit “Visconsin”. “Për Kinën dhe Indinë mund të them që e provuam të investonim, por nuk ia vlente”

Një pjesë e mirë e investitorëve preferojnë të studiojnë më mirë tregun. “Shumica e blerësve janë rreshtuar dhe po vështrojnë. Kapitali i tyre është i jashtëzakonshëm, por ata nuk ndihen të sigurt për ta investuar atë”, - thotë Kesler, kryeagjent i një shoqërie imobilare
10
Singapori
Sa mirë është të kesh portin më të madh të botës gjatë bumit ekonomik! Por kur numri i anijeve nis të zvogëlohet të njëjtën gjë bën dhe ekonomia. Pasi kapërceu nga vendi i 24-t në të 6-in gjatë viteve 2006-2007, Singapori nuk është më qyteti që mezi pritej te investohej. Rënia e madhe e ritmeve të tregtisë dhe e numrit të anijeve që hyjnë në port kanë qenë dhe shkaktarët e kësaj “krize”. Por në tunel ka dritë përsëri. Duke qenë një pikë strategjike ndërlidhëse në Oqeanin Paqësor, qyteti pritet ta marrë shpejt veten.
9
Hjuston, Teksas
Ndërsa kudo në SHBA çmimet e qirave bien, në Hjuston ndodh krejt e kundërta. Në rastin e këtij qyteti, më konkretisht në tregun e zyrave, çmimet e qirave pësuan rritje. Duke qenë një qytet me kosto të ulët jetese ai është destinacion i preferuar për investitorët e koorporatave të mëdha që e shohin si mundësi për të zhvendosur kapitalin e tyre.
8
Paris, Francë
E besoni apo jo, presidenti Sarkozi pretendon se rregullat strikte nuk e kanë lënë Francën të pësojnë krizat e hipotekave të Spanjës dhe Britanisë së Madhe. Sipas një firme investimi pasurish të paluajtshme britanike “Knight Frank”, pasuritë e paluajtshme tregtare të lira në këtë vend kanë shkuar në 5% ( shifra më e ulët e kontientit) nga 2.8 që ishte në vitin e shkuar. Çmimet ndërkohë parashikohen të ulen, por jo në numra dyshifrorë si në SHBA, Britani të Madhe dhe Spanjë.
7
Los Anxhelos, Kaliforni
Vitin e shkuar dhe investitorët më pesimistë do ta kishin përmendur qytetin e njohur kalifornian si një potencial investimi. Por Los Anxhelosi u godit më tepër se çdo vend tjetër në SHBA nga kreditë e këqija, dhe kjo detyroi qytetarët, pasi bankat u kishin përvetësuar pasuritë, të investonin në sektorë të tjerë të ekonomisë. Për këtë arsye ajo u rendit e 19-a vitin e shkuar.
6
San Françisko, Kaliforni
Çmimet e zonës rezidenciale të këtij qyteti ranë me 25% këto vitet e krizës. Për sa i përket tregtisë, shërbimet financiare dhe ato të prodhimit të teknologjisë ulën ritmin e punës, por këtë vit pritet t i shtohen hapësira të mëdha sipërfaqesh me ambiente tregtare, kryesisht zyra që pritet ta shndërrojnë S.F një treg ku blihet mjaftueshëm.
5
Shangai, Kinë
Rritja ekonomike e Kinës ka shkuar nga 9 në 7%, dhe recesioni global pritet ta ulë më tepër këtë shifër. Sipas “Deutsche Bank”, Kina po mundohet të ekuilibrojë deflacionin më të madh ndër vite, shkaktuar nga rëniet e mëdha të çmimeve të pronave. Por ajo që e bën Shangain tërheqës është skontoja e madhe e çmimeve në një treg që dekadën e shkuar ishte më i nxehtë se kurrë. Në rast se nuk besoni se Kina do ta marrë veten shpejt nga kriza ekonomike, atëherë prisni të shikoni që Shangai të rikthehet si potencial më shpejt se qytete të tjera të rëndësishme si Shenzen.
4
Tokio, Japoni
Japonia është më me eksperiencë në lidhje me kolapset e pasurive të paluajtshme, pasi ajo e ka kaluar një krizë të tillë në vitet 90 , dhe si rrjedhojë investitorët vendas e hodhën kapitalin në Amerikë dhe Evropë. Kjo e bën Tokion më imune, pasi ka dhe njëfarë eksperience mbi krye.
3
Nju-Jork
Sipas Miler Samuel, nga kompania e vlerësimit të çmimeve me qendër në Manhatan, tregu i shtëpive në këtë qytet, i cili është konsideruar i papërshkueshëm nga kriza, ka përfshirë tashmë zonat rezidenciale të Nju-Jorkut. Ndërkohë rënie shitjesh prej 75% pësuan dhe disa zona lokale të vendit. Sipas Kushman Vakefield, përfaqësues i një Real Estate në Nju-Jork, shitjet kanë rënë dhe në zonat preferenciale të Sohos, apo Rrugës 57.
2
Londër, Angli
Një treg që ofron mundësi pafund. Çmimet e shtëpive në qendër vazhdojnë të bien me 3.5% në muaj, sipas “Knight Frank”, ndërsa ato të zonave tregtare zbresin me 2% në muaj. Po sipas kësaj firme imobilare Londra nuk ka më vend ndërtimi për zyra apo ambjente të tjera tregtare. Por edhe pse qyteti është në recesion, investitorët ndihen të sigurt dhe bëjnë plane afatgjata tani që dhe çmimet kanë pësuar rënie.
1
Uashington DC
Zonat rezidenciale dhe ato tregtare për agjencitë imobilare në këtë qytet shërbejnë si dy tregje të ndryshme, por që të dyja kanë nevojë për papunësi të ulët në mënyrë që tregjet e tyre të funksionojnë. Momentalisht, Uashingtoni ka nivelin më të ulët të papunësisë në vend me 4.1%, nga 7.2% që është mesatarja e SHBA-së. Me planin e shpenzimit 1 milion $ të presidentit Obama, vështirë se ata që jetojnë në DC do të duan të shpërngulen.
Ky lajm është publikuar: 05/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›