Greqia miraton buxhetin 2013, protesta kundër recesionit historik (FOTO)
Greqi- Ligjvënësit grekë kanë mirataur buxhetin për vitin 2013 ku përfshihen shkurtime dhe shpenzime të reja megjithë protestat masive në rrugët e vendit.
Buxheti u miratua me 167 vota pro dhe 128 kundër. Veprimi ishte një parakusht që Athina të merrte kredinë e ndihmës prej 31.5 miliardë dollarë nga BE-FMN, e nevojshme për të shpëtuar nga falimenti.
Ndëkrohë në Athinë më shumë se 10 mijë njerëz protestuan jashtë parlamentit. Votimi erdhi teksa pritet që ministrat e Finances së Eurozonës të diskutojnë krizën e Greqisë në një takim në Bruksel. Kryeminsitri grek Antonis Samaras ka paralajmëruar me herët se pa kredinë e re Athina do të futej në kaos brenda pak ditësh.
Grekët protestë para parlamentit
Analistët thonë se buxheti i ri grek parashikon një thellim të recesionit, më i keqi në historinë moderne. Ekonomia kombëtare pritet të tkurret në vitin e ardhshëm nga 4.5% dhe borxhi publik ka të ngjarë të rritet në 189% të GDP-së, pothuajse dyfishin e prodhimit kombëtar të Greqisë. Këtë vit, borxhi publik ishte 175%.
Kreu i SYRIZA, një parti opozitare e krahut të majtë, tha se shkurtimet e fundit buxhetore do t’i fusnin grekët në gjendje të mospërballojnë mallrave thelbësore këtë dimër. ”Kjo është arsyeja pse ne themi që janë të rrezikshme për këtë vend”,- tha Alexis Tspiras, duke i thënë qeverisë: “Ju jeni të paaftë për të negociuar”.
Anëtarët e sindikatave kryesore në vend i kishin kërkuar parlamentit për të kundërshtuar buxhetin.
Grekët kundër buxhetit
Evangelos Venizelos, kreu i Partisë Socialiste PASOK, që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka paralajmëruar partnerët evropianë se çdo vonesë e kredinë është kundër Greqisë. ”Vendi është në kufijtë e tij”,-tha ai.
Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shable tha se askush nuk e kundërshtoi financimin e ardhshëm të financimit të kredisë, por qeveria greke duhet t’i kishte plotësuar kushtet muaj më parë.
Një raport përfundimtar është ende duke u pritur nga huadhënësit kryesor – Komisionin Evropian, FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane – mbi ecurinë e reformave që Athina ka nënshkruar si pjesë e marrëveshjes së ndihmës.
Dorina Bilbili/IDEA/

