E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandalet në BBC për abuzime me fëmijët, largohet edhe shefja e lajmeve

Britani- Shefja e lajmeve në gjigandin mediatik BBC është larguar nga posti që mban. Masa nga Helen Boaden dhe Steve Mitchell vjen pasi drejtori i përgjithshëm George Entëwstle la punën ditën e shtunë.

BBC-ja nuk e ka komentuar ende lajmin, por tha se do të ketë një njoftim brenda pak orësh. Zoti Entwistle dha dorëheqjen pas një raporti se ish-prezantuesi Saville kishte abuzuar me fëmijë, madje edhe brenda ambjentëve të BBC-së që mbahet me paratë e taskave të britanikëve.

Madje krei i lajmeve kishte lidhje edhe me një vendim të mëparshem për të mos transmetuar një raport mbi akuzat e abuzimit nga ish-prezantuesi Jimmy Savile në emisionin Newsnight.

Mzonja Boaden ishte drejtore e lajmeve në BBC dhe z Entwistle ishte drejtor i Vizionit të BBC-së në kohën e vendimit për të mos transmetuar akuzat e Savile. Kjo është kriza më e madhe që ka goditur median në Britani dhe një hetim i gjerë ka nisur për abuzimet.

D.Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›