Uellsi në zi, vdekja e Geri Spid "shokon" gjithë vendin
UELLS- Lajmi i vdekjes së Geri Spid, i cili u gjet i vetvarur të dielën në mëngjes në shtëpinë e tij, ka shokuar botën e futbollit. Në Kardif, Federata Uellsiane ka vendosur të nderojë kujtimin e trajnerit të kombëtares së këtij vendi, ndërsa policia bëri të ditur se vdekja ka ndodhur në rrethana jo të dyshimta, duke konfirmuar në njëfarë mënyre vetvrasjen. “Geri ishte një njeri i mrekullueshëm, ne ishim të privilegjuar që punuam me të”, tha shefi ekzekutiv i Federatës së Uellsit Xhonatan Ford. “Fola me të gjatë javës dhe përgatitëm programin për ndeshjet e Kupës së Botës, Kjo është një shock për ne, - tha presidenti i Federatës Fil Priçard”.
Mesazhe ngushëlluese për vdekjen e 42-vjeçarit kanë shkuar edhe nga personalitete të mëdha të botës së futbollit, ndërsa tifozët kanë vendosur lule pranë shtëpisë së tij në Çeshajër. “Ishte një super lojtar, me një karrierë brilante”, deklaroi Devid Bekham. “Do më mungojë e qeshura e tij, qeshte si një fëmijë”, tha trajneri skocez Gordon Strahan. Ndërsa Garet Bejl, një nga nxënësit e Spid, u shpreh: “Është një humbje e tmerrshme. Ishim në rritje si ekip dhe kjo falë tij”. Ndërkaq, një moment prekës ka qenë starti i ndeshjes Suonsi-Aston Vila, kur portieri Shei Givën, ish-shok skuadre me Spid, shpërtheu në lot. Geri Spid ka luajtur me Lids Junajtid, Njukasëll, Everton, Bolton e Shefild, ndërsa ishte nderuar nga Mbretëresha me titullin “Anëtar i Perandorisë”.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)