E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakerat kosovarë sulmojnë faqet serbe, urojnë 28 Nëntorin

BEOGRAD - Grupi i njohur i hakerave të Kosovës, “Kosova Hacker’s Security”, sulmoi 3 faqe serbe në internet, ku shkroi një urim për të gjithë shqiptarët, për Ditën e Pavarësisë.

Sipas mediave kosovare, “Kosova Hacker’s Security” sulmoi faqen online të një agjencie lajmesh, të një televizioni serb dhe një portal të njohur të lajmeve, ku shkroi një mesazh urimi dhe vendosi këngë patriotike shqiptare.

Mësohet se webfaqet e sulmuara nga ky grup janë: portali informativ, www.balkanium.org, televizioni serb www.duga.tv dhe agjencia e lajmeve www.istmedia.rs. 

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›