Të shtëna në mes të Durrësit, pranga një shtetasi
08/12/2009 Panik tek kalimtarët. Policia: U gjendën gëzhoja, të rinjtë u grindën për motive të dobëta
DURRES- Shkrehja e armës në mes të qytetit ka krijuar panik ndër kalimtarë si dhe ka detyruar forcat e rendit të identifikojnë dhe ndalojnë autorin e dyshuar. Plot një karikator është shkrehur tek pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës nga shtetasi Mario M.
Ngjarja
Shtetasi 25-vjeçar i lindur në Tiranë dhe banues në fermën e Sukthit ka qenë i shoqëruar me disa të rinj të tjerë në kohën që ka shtënë me armën automatike të mbajtur pa leje. Sipas policisë, arma ka qenë në një mjet dhe është nxjerrë që andej pas një grindje që ka ndodhur në orët e mbrëmjes mes dy grupeve të të rinjve. Mario M. thuhet se është grindur disa ditë më parë me palën e të rinjve të tjerë, të cilët e kanë ndjekur për ta zënë një natë më parë pranë pallatit të kulturës në Durrës. Dy karikatorë, një armë automatike model 56, kalibrit 7.62 mm dhe 12 gëzhoja janë gjetur në sheshin kryesor të qytetit. Kjo zonë është shumë e rrahur nga qytetarë ngase është qendra dhe vendi ku gjenden bashkia, prefektura, qarku dhe rruga “Tregtare” që lidh qytetin me shëtitoren. Krismat e armës janë ndier në të gjithë zonën, ndërkohë që paniku ka shpërndarë dhe boshatisur në pak minuta të gjithë vendin. Për disa minuta në asnjë nga rrugët për në qendër nuk ka pasur lëvizje ngase krismat janë dëgjuar deri në “zemër” të lagjeve kryesore. Policia ka vënë nën kontroll situatën në pak minuta si dhe ka akuzuar për këtë krim shtetasin Mario M. 25 vjeç nga Fermë e Sukthit. Sipas grupit hetimor dhe agjentëve të antikrimit në policinë e Durrësit, të gjitha gëzhojat kanë dalë nga e njëjta armë duke u shpërndarë në një rreze të madhe, por pa shkaktuar viktima e të plagosur. Palët rivale kanë ikur në drejtime të ndryshme sapo kanë dëgjuar afrimin e mjeteve të policisë, ndërkohë që 25-vjeçari është arrestuar në banesën e tij në Sukth. Në vendin e ngjarjes është lënë arma automatike, e cila nuk është prekur nga askush deri sa ka shkuar policia. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por burime policore dyshojnë se të rinjtë kanë hyrë në konflikt për motive të dobëta.