E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetor, Amazon ka shitur çdo javë 1 milion Kindle

Amazon e konsideron vitin 2011 si vitin më të sukseshëm sa i takon shitjes së Kindle. Kompania ka bërë të ditur se gjatë këtij viti ka shitur më shumë se 1 milion Kindles çdo javë të dhjetorit. Por kompania nuk ka bërë publike të dhënat e të gjithë vitit edhe pse e ka konsideruar 2011 si vitin e pushimeve më të mirë për Kindle.

Që prej nxjerrjes për herë të parë në treg të Kinde, Amazon ka prodhuar si seri të këtij produkti (e-reader) si edhe Kindle Fire (kompjuter tabletë).

Kindle Fire pritet të që jetë konkurrentja e parë serioze e iPad-it të Apple. Amazon ka bërë me dije se Fire është produkti më i shitur që prej lëshimit të tij në treg.

Kindle Fire kushton mesatarisht 199 dollarë ndërsa iPad ka një çmim prej 499 dollarë dhe kjo duket se është një arsye shumë e fortë pse konsiderohet si konkurrenti më i fortë në treg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›