Amnistia e gjobave dhe kamatave, arketohen 12 milione euro
Buxheti i shtetit ka perfituar rreth 12 milione euro, nga nje amnisti e pjesshme fiskale qe shpalli vitin qe shkoi ndaj gjobave dhe kamatevonesave te biznesit. Burimet ne Ministrine e Financave, kane pohuar se praktika e amnistise se pjesshme ka rezultuar e suksesshme. Bilanci paraprak rezulton me rreth 26.475 biznese, te cilave iu jane falur detyrimet ne masen 1.3 miliarde leke, jane falur gjoba ne masen rreth 35 miliarde leke, jane falur interesa ne masen 215 milione leke, nderkohe qe biznesi ka bere pagesa per shkak te ketyre faljeve rreth 1.4 miliarde lekeve. Ministria ka ngritur komisione te specializuara, qe kane bere kontrollin dhe verifikimin e rasteve qe i permbushin kriteret per te qene objekt perfitues i ligjit. Kryerja e evidentimit eshte shoqeruar me ndarjen ne kategori per subjektet, pra cdo biznes eshte renditur ne nje segment te caktuar, sipas udhezimeve qe ka nxjerre kjo ministri. Ky bilanc i arritur deri tani, sipas zyrtareve te financave, nenkupton faktin se ligji ka dhene efekt, nderkohe qe shifrat pritet te rriten deri ne perfundim te te gjithe procesit. Nga kjo amnisti kane perfituar ato biznese qe kishin importuar makina, por nuk i kane paguar detyrimet doganore. Per keto biznese qeveria fali gjobat dhe interesat, por me kusht qe te paguheshin detyrimet doganore brenda 3 muajve. Gjithashtu, ligji per amnistine e pjesshme ka marre ne konsiderate edhe faljen e kamatevonesave te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, ndaj bizneseve qe nuk kane paguar keto detyrime, te cilave iu falen 100 per qind gjobat dhe 50 per qind interesat, por me kusht qe te paguajne brenda tre muajve principalin. Aplikimi i kesaj amnistie u be me qellim qe te cliruar keto biznese dhe per t'i ftuar ato te dalin ne drite, sikurse edhe koleget dhe rivalet e tyre ne ekonomine shqiptare. Perfaqesuesit e biznesit, pak kohe me pare ngriten pretendimin se administrata tatimore dhe doganore po perdorin kritere perjashtuese per perfitimin nga ky ligj. Dhomat e biznesit jane shprehur se nese tatimpaguesit duan te perfitojne nga ligji per faljen e gjobave dhe te kamatevonesave duhet te heqin dore (nese e kane filluar apo duan te fillojne) nga apelimi administrativ apo gjyqesor, kunder vleresimeve tatimore apo doganore. Sipas tyre, ne rast se do te kishte ndonje detyrim per te terhequr apelimin administrativ apo gjyqesor, kjo gje duhej te ishte e percaktuar shprehimisht ne ligj.