E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë, legjislacioni shqiptar pro bizneseve të huaja

Legjislacioni shqiptar favorizon biznesin vendas dhe të huaj, por ka shumë mangësi në zbatimin e tij. Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë, në Tiranë, Floreta  Luli - Faber, në një  intervistë  për Televizionin SCAN, shprehet, se shohim një frymë pozitive nga Qeveria Shqiptare për përmirësimin e  legjislacionit, por praktika është larg asaj që thuhet.

Bashkëpunimi midis dhomave të biznesit që operojnë në vendin tonë, sipas Luli Faber, shihet si një mundësi e anëtarëve të tyre për të përfituar nga shërbimet e tyre. Aktualisht Dhoma Amerikane e Tregtisë, në vendin tonë, numëron 270 anëtarë, nga të cilët 40 janë kompani amerikane, ndërsa pjesa tjetër janë biznese shqiptare, ortakë dhe përfaqësues  të tyre.

Last Updated on E Marte, 20 Prill 2010 18:40

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›