OSSH: Ke defekt, hajde më merr me makinë
Nuk kanë të mbaruar problemet midis OSSH Vlorë dhe qytetarëve vlonjatë. Përposh problemit të faturave afrofe dhe atyre me vlerë të lartë, jashtë sasisë së harxhuar nga qytetarët, tashmë me këtë institucion ke probleme edhe kur të ndodh një defekt në lagje.
Sapo ndodh ky defekt dhe ti je i detyrueshëm të marrësh në telefon në urgjencën e këtij institucione, menjëherë të vënë në dijeni se duhet të shkosh të marrësh grupin e avarisë vetë pranë kësaj urgjence me makinën tënde, përndryshe nuk do të rregullohet defekti. Ky variant nuk është praktikuar asnjëherë më parë në këtë qytet dhe vetë banorët e qytetit bregdetar janë habitur me një praktikë të tillë. Në drejtorinë e OSSH së qytetit nuk jepet asnjë shpjegim për këtë gjë, ashtu siç ka kohë që në këtë institucion nuk jepet asnjë shpjegim për problemet e tjera me justifikimin se duhet të shkosh në drejtorinë rajonale në Fier për të marrë të dhëna të sakta për çka ndodh në OSSH e Vlorës sepse kështu është edhe varësia institucionale.
V. Sako