E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Avokatëve: Shitja e “Crown Aquisition”, konform ligjeve



Dhoma Kombëtare e Avokatëve ka reaguar pas kërkesës së avokates Flutura Kola për shqyrtim të praktikave ligjore, duke e konsideruar shitjen e “Crown Aquisitions” konform ligjeve. Në një njoftim për mediat thuhet se “nga shqyrtimi i praktikës, tashmë i depozituar në regjistrin tregtar, Dhoma Kombëtare e Avokatëve konstaton se praktika ligjore e shitjes së kuotave të shoqërisë “Crown Aquisition” sh.p.k., është bërë konform kërkesave ligjore në fuqi, si në aspektin formal të dokumenteve të plotësuara, ashtu dhe në përmbajtje. Të gjitha veprimet e kryera nga avokatja, në zbatim të prokurës së lëshuar nga klienti i saj, janë në përputhje të plotë me ligjin. Dhe ajo që është më e rëndësishme në realizimin e kësaj praktike nga ana e avokates Flutura Kola, nuk ka asnjë shkelje të rregullave të Kodit të Etikës së avokatit. Gjithashtu,

Dhoma Kombëtare e Avokatëve shpreh shqetësimin e saj për sulmet e ngritura ndaj avokatëve, të cilët në ushtrimit ë profesionit të tyre, veprojnë në emër dhe llogari të klientit dhe jo në emrin e tyre personal. Sulme këto të cilat fatkeqësisht konstatohen në mënyrë të përsëritur. Duke konsideruar se sulme të tilla cenojnë integritetin e avokatit dhe cenojnë funksionimin konform ligjit të gjithë veprimtarisë së avokatisë në procesin e realizimit të ndihmës juridike, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, duke marrë shkas nga rasti në fjalë, kërkon nga cilido të respektojë aktivitetin dhe kontributin sa të çmuar aq edhe fisnik të profesionit të avokatit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›