Kur transferohet një polic i Burgjeve, procedura e ankimimit
Punonjësi i Policisë së Burgjeve nuk mund të penalizohet më duke u transferuar nga një burg në tjetrin, pasi është parë si e panevojshme si masë disiplinore. Bazuar në projektligjin e ri që është propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe që së shpejti pritet të kalojë në Këshillin e Ministrave, transferimi i punonjësit të Policisë së Burgjeve mund të bëhet nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me propozim të drejtorit të DPB-së, vetëm për nevoja dhe në interes të punës. Sipas këtij drafti, transferimi, si rregull, bëhet me pëlqimin e punonjësit dhe jo si masë disiplinore. Madje, në rast se punonjësi nuk pranon të transferohet, mund të ankohet te drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili brenda 30 ditëve, shqyrton ankesën dhe shprehet përfundimisht. Ndryshe nga ligji që aktualisht është duke funksionuar për Policinë e Burgjeve, tashmë, nga grupi hartues i projektligjit janë bërë ndryshime në kreun që rregullon procesin disiplinor të punonjësve të Policisë së Burgjeve, pasi janë rishikuar llojet e masave disiplinore. Pra, është hequr masa disiplinore e “transferimit në një institucion tjetër” si e papërshtatshme dhe kriteret e “transferimit” për nevoja pune, të punonjësve janë rregulluar në një dispozitë të veçantë tek kreu për marrëdhëniet e punës. Ndërkohë që ndryshime ka edhe në kreun për sa u përket armëve, instrumenteve kufizuese, si dhe mënyrës së përdorimit të forcës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në burgje nga Policia e Burgjeve. Projektligji i propozuar ka vendosur kritere të njëjta me ato që janë vendosur në Rregullat Evropiane për Burgjet. Gjithashtu, gjatë përgatitjes së projektligjit është synuar që Policia e Burgjeve të mos konsiderohet vetëm si forcë sigurie, por edhe si strukturë ndihmëse në procesin e rehabilitimit të personave të dënuar me burgim, duke ulur sa të jetë e mundur profilin e saj si një forcë policie apo ushtarake.
Transferimi
1. Transferimi i punonjësit të Policisë së Burgjeve mund të bëhet nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me propozim të drejtorit të DPB-së, vetëm për nevoja dhe në interes të punës.
2. Transferimi, si rregull, bëhet me pëlqimin e punonjësit.
3. Punonjësi, që nuk pranon të transferohet mund të ankohet te drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili brenda 30 ditëve, shqyrton ankesën dhe shprehet përfundimisht.
Armët
1. Personeli i burgut, përveç rasteve të operacioneve emergjente, nuk mban brenda regjimit të brendshëm të burgut armë vdekjeprurëse.
2. Mbajtja e armëve të tjera, duke përfshirë shkopinjtë e gomës nga personat në kontakt me të burgosurit, ndalohet brenda perimetrit të burgut, me përjashtim të rasteve kur ato nevojiten për sigurinë dhe sigurimin në burg.
3. Personeli nuk pajiset me armë nëse ai nuk është trajnuar për përdorimit e tyre.
4. Llojet e armëve dhe mënyra e përdorimit të tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.