KLD shqyrton projektligjin për Gjykatat Administrative
Disa ditë më parë në Këshillin e Ministrave kaloi projektligji për Gjykatat Administrative, që ka kaluar tashmë në Komisionin e Ligjeve. Ka qenë pikërisht ky komision që këtë draft të ri të propozuar nga Ministria e Drejtësisë ta dërgojë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili është mbledhur dje për të dhënë mendimet e veta rreth tij. Pasi të diskutohet nga anëtarët e KLD-së, ky ligj me objeksionet apo dhe rekomandimet e KLD-së do të dërgohet sërish në Komisionin e Ligjeve, i cili pasi ta shqyrtojë, do ta kalojë atë në Parlament. Nga burime të besueshme në këtë mbledhje mësohet se anëtarët e KLD-së kanë diskutuar me përfaqësues të SIGMA-s, që ka qenë një nga hartueset e draftit që kaloi në Këshillin e Ministrave, duke parashtruar vërejtjet që kanë lidhur me këtë projektligj. Sipas burimeve, një nga pikat ku nuk binin dakord ka qenë fakti që do ketë seksione të gjyqtarëve administrativë brenda gjykatave të Shkallës së Parë apo Apelit, ndërkohë që është pretenduar për ngritjen e Gjykatave Administrative më vete. Anëtarët e KLD-së kanë ngritur pretendimin se ngritja e një Gjykate Administrative me qendër në Tiranë dhe krijimi i nëndegëve të saj në qendrat e distrikteve të Apelit, momentalisht kufizonte dhënien e drejtësisë, pasi nuk zgjidhte problemin e shortit, mënyrën e ndarjes të çështjeve sipas shortit elektronik. E thënë ndryshe, në draft nuk përcaktohet nëse shorti do të hidhet në qendër, në Tiranë, apo në secilën nëndegë. Po kështu nuk sqarohet mënyra e drejtimit të këtij institucioni dhe ngarkesa e togave të zeza. Për më tepër, nëse kjo gjykatë do funksionojë vetëm në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha, atëherë një pjesë e qytetarëve do të kufizohen nga dhënia e drejtësisë për shkak të shpenzimeve të procesit që mund ta kalojnë shumën e pretenduar. Mbledhja zgjati rreth dy orë dhe u shty për të vijuar diskutimet në një mbledhje të ardhshme lidhur me draftin për ligjin e Gjykatave Administrative.
Seksionet, numri i gjyqtarëve dhe kompetenca tokësore përcaktohen nga Presidenti
Gjykatat kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, sipas këtij ligji, janë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Gjykata e Lartë. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë është e organizuar me një Gjykatë në Tiranë dhe nga seksionet pranë gjykatave të rretheve gjyqësore të vendit. Numri i seksioneve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, kompetencat tokësore, selia qendrore, si dhe numri i gjyqtarëve të tyre dhe të Gjykatës së Apelit Administrativ caktohen me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë bën propozimet, pasi të këtë marrë më parë mendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Afati për ngritjen e padisë
Padia kundër veprimit administrativ paraqitet në gjykatë brenda 45 ditëve. Në bazë të projektligjit për Gjykatën Administrative, ky afat fillon nga data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ të organit që ka shqyrtuar ankimimin administrativ; data e njoftimit sipas mënyrës së përcaktuar në ligj të aktit administrativ, në rastet kur akti administrativ ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë; data e botimit të aktit administrativ në rastet kur ligji parashikon detyrimin për botimin e aktit; data e mbarimit të afatit ligjor për kryerjen e veprimit administrativ në rastet e mosveprimit të organit administrativ, në rastet kur akti administrativ ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë; data e mbarimit të afatit ligjor për zgjidhjen e ankimit administrativ në rastet e mosveprimit të organit më të lartë administrativ. Por, afati i mësipërm është 90 ditë në rastet kur akti administrativ nuk tregon qartë për të drejtën dhe afatin e padisë. Padia kundër aktit nënligjor normativ paraqitet në gjykatë brenda 45 ditëve nga cenimi i së drejtës ose interesit të ligjshëm, por gjithsesi jo më vonë se tre vjet nga data e nxjerrjes së aktit. Paditë për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës paraqiten në gjykatë sipas afateve të parashikuara në Kodin e Punës. Afatet e mësipërme janë të prera dhe shkelja e tyre shkakton humbjen e së drejtës së padisë. Këto afate shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht.
Detyrimi për ekzekutimin e vendimit, brenda 10 ditëve
Detyrimi për ekzekutimin e vendimit të gjykatës është brenda 10 ditëve dhe jo më gjatë, përveç rasteve të veçanta apo të ndërlikuara. Një gjë e tillë sanksionohet në nenin 39 të projektligjit për Gjykatat Administrative. Vendimi i Gjykatës së Apelit apo i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, i paankimuar brenda afatit, vihet në ekzekutim me lëshimin e urdhrit të ekzekutimit nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë. Urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata në dhomë këshillimi brenda pesë ditëve nga paraqitja e kërkesës në gjykatë. Në këtë urdhër, gjykata cakton afatin dhe mënyrën e ekzekutimit. Ky afat nuk mund të jetë më i gjatë se dhjetë ditë nga data e lëshimit të urdhrit. Në raste të veçanta dhe të ndërlikuara, gjykata mund të caktojë një afat më të gjatë duke motivuar shkaqet. Ndërsa, afati për ekzekutimin e sigurimit të padisë nuk mund të jetë më i gjatë se pesë ditë nga data e lëshimit të urdhrit. Çdo akt i nxjerrë apo veprim i kryer në vijim nga organi publik i paditur dhe që është në kundërshtim me dispozitivin e vendimit të gjykatës, është absolutisht i pavlefshëm.
Sanksionet për mosekzekutimin e vendimit apo urdhrit të gjykatës
1. Përmbaruesi gjyqësor në përfundim të afatit të ekzekutimit të detyrueshëm të caktuar nga gjyqtari, njofton me shkrim gjyqtarin mbi veprimet e kryera nga organi publik debitor.
2. Në rast të moskryerjes së detyrimeve sipas vendimit apo urdhrave të gjykatës pa shkaqe të përligjura, gjyqtari edhe kryesisht vendos gjobë ndaj titullarit të organit publik debitor. Masa e gjobës është e barabartë me 20% të pagës minimale në shkallë vendi për çdo ditë vonese në ekzekutim.
3. Në rastet e konstatimit të mosekzekutimit të vendimeve pa shkaqe të përligjura, gjyqtari paraqet edhe kallëzim penal.
Detaj
20% e pagës minimale në shkallë vendi do të jetë masa e gjobës për çdo ditë vonese në ekzekutim