Dhoma e Avokatisë pezullon për 2 vjet licencën e avokatit, mori pjesë në seancën për Leli Kajan

Dhoma e Avokatisë ka pezulluar për dy vite licencën e avokatit Lefter Xhengo, i cili mori pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të ECO-ELB në Elbasan, Leli Kaja.
Xhengo u paraqit në GJKKO si avokat i caktuar kryesisht për të përfaqësuar Kajan, pasi seanca e mëparshme ishte shtyrë për shkak të bojkotit të avokatëve.
Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme vendosi që Kaja të kalojë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke mos pranuar kërkesën e SPAK për “arrest në burg”.
Pezullimi dyvjeçar i licencës së Xhengos vjen pas pjesëmarrjes së tij në këtë seancë.a.b