E Diel, 1 Nëntor 2026

FIER/ 14 persona nën hetim për aktivitet financiar pa licencë, sekuestrohen mbi 92 mijë euro

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Transaksioni 2”, në kuadër të të cilit janë ekzekutuar 11 masa sigurie “Arrest në shtëpi” dhe masa sigurie për tre shtetase të tjera, të dyshuara për ushtrimin pa licencë të veprimtarive financiare.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Në zbatim të vendimit të gjykatës, u ekzekutua masa “Arrest në shtëpi” për 11 shtetas, të identifikuar me inicialet E. Dh., 55 vjeç; H. Sh., 58 vjeç; E. I., 34 vjeç; A. I., 45 vjeç; L. T., 27 vjeç; L. Z., 57 vjeç; F. D., 67 vjeç; V. B., 58 vjeç; R. S., 39 vjeç; D. A., 36 vjeç dhe Ç. S., 38 vjeç. Ata janë banues në Fier dhe Tiranë.

Për tre shtetase të tjera u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjatë kontrolleve në njësitë tregtare dhe banesat e personave nën hetim, policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash në disa monedha, konkretisht 4 461 000 lekë, 92 390 euro, 8 215 paund, 19 022 dollarë dhe 220 franga.

Ndërkohë, ndaj shtetasit Ç. S. nisi procedimi penal edhe për një tjetër rast, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë sportive e tipit pistoletë, dy mjete prerëse dhe një fishek.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›