Në nëntë muaj, 1,1 miliard shpenzime
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, miratoi Raportin e shpenzimeve të Thesarit për nëntëmujorin e vitit 2009. Sipas raportit që e paraqiti ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, shpenzimet për këtë periudhë kapin shifrën 1 miliard e 156 milionë euro.
Ministri Shala tha se megjithë krizën ekonomike globale, Qeveria Kosovës ka arritur objektivat e veta në këta nëntëmujor. Performancat e të dy institucioneve grumbulluese, Administratës Tatimore dhe Doganave, sipas tij, kanë tejkaluar planet.
Krahasuar me vitin e kaluar, Doganat dhe ATK-ja kanë kaluar planin e paraparë. Dogana në 6 për qind dhe ATK-ja në 5.2 për qind. Të hyrat komunale kanë një rritje nga ATK-ja, por megjithatë është rritje prej 1.3 për qind, ka bërë të ditur ai, para kabinetit qeveritar.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi edhe Propozim-vendimin për funksionalizimin e Zyrës për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Qeveria i dha përkrahje edhe Projekt-rregullores për Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinarisë.
Me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Qeveria vendosi transferimin e 659.500 eurove, nga programi i Fshatit Hade në disa projekte të tjera kapitale.
Gjithashtu është marrë vendim për ndarjen e mjeteve për komunat e reja. Për Ranillugun janë ndarë 58 890 euro, për Kllokotin 18 900 euro dhe për Parteshin 87 776 euro.