E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i Murit të Berlinit, Kuvendi promovon librin "Ku je" të Flutura Açkës

Jeta dhe vdekja, liria ,dashuria dhe dinjiteti i njeriut në diktaturë janë pjesët e romanit që jo rastësisht promovohet në përkujtim të 20 vjetorit të rënies së murit së Berlinit. Është shkrimtaria Flutura Açka e cila sjell romanin "Ku je",një klithmë e fuqishme për lirinë dhe dashurinë. Të organizuar në ambjentet e kryesisë së Kuvendit dhe nga vetë zonja Jozefina Topalli dhe në praninë e shumë autorëve të botës së artit ka qënë vetë Topalli që ka dhënë përshtypjet e para për librin.
Karakteret e këtij romani takohen mes tyre dhe nëpër rastësi ngrejnë jetën njerëzore me një të përditëshme të gjallë. Romani është një sagë e diktaturës, e rrëfyer nga vetë autorja Flutura Açka.
Libri u promovua në një ambjent të rethuar një ekspozitë me piktura të piktorit të njohur Gjovalin Paci.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›