E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Athina i dënuari me 5 vite burg

Zamir Malaj, u ekstradua pas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me një vendimin të vitit .2010, e ka dënuar me 5 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.

Shtetasi Zamir MALAJ është shpallur fajtor, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë, ka vjedhur dy makina tip Mercedes Benz. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datë 20.12.2011, në Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin e Rinasit, shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/
 
 

                                                                                             2012-05-16 08:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›