Dhoma mobile
Gjermanët dizajnuan në kuti, në të cilën e mund të futet e tërë dhoma.
Dy dizajnerët gjerman, Marcel Krings dhe Sebastian Milhauser zbuluan konceptin e dhomës mobile, e cila i ngjanë një kutie të madhe. E në këtë kuti i keni të gjitha që ju duhen për kompletimin e një dhome gjumi: shtratin, tavolinën e punës, ormanin, raftet, karrigen... Për montimin e saj ju duhen vetëm disa minuta. Gjeniale, apo jo?
Epo, ideja e dizajnerëve gjermanë lindi patra katër viteve, e që u emërua “Casulo”, synon lehtësimin e mundimeve atyre që frustrohen nga ideja e zhvendosjes dhe e bartjes së gjësendeve shtëpiake.
Mangësia e vetme e Kutisë-dhomë është pesha, andaj nevojiten dy persona për ta shtyrë.
"Cazulo" ende s’ka dalë në shtije, por dizajnerët gjermanë po mendojnë për futjen e saj në prodhim dhe për qasjen e çdokujt në të.